Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Vaji i ullirit stok në Mallakastër, fermerët kërkojnë markim për t’i hapur rrugën eksportit: S'kemi asnjë të ardhur

P
Piranjat 6 May 2026, 18:42 · 2 min lexim
Vaji i ullirit stok në Mallakastër, fermerët kërkojnë

Ndonëse janë ndër zonat me prodhimin më cilësor të vajit të ullirit në vend, fshatrat e Mallakastrës po përballen me sasi të mëdha stoku në depot e tyre. Sezoni i kaluar solli prodhim të bollshëm dhe cilësi të lartë, por mungesa e tregut e ka bërë të vështirë shitjen, duke i vendosur fermerët në vështirësi ekonomike.

“Kam 3 kuintal pa shitur dhe po rrinë aty stok. Unë s’kam asnjë të ardhur dhe shteti nuk na ka ndihmuar”, thotë fermeri.Sipas kultivuesve, vaji i ullirit mbetet burimi kryesor i të ardhurave për shumë familje. Ata kërkojnë ngritjen e një pikë grumbullimi dhe mbështetje nga shteti për krijimin e një marke, si një hap i domosdoshëm për të hapur rrugën e eksportit.

“Në një vit 15 kuintal vaj kam shitur vetëm 2 kuintal”, thotë një tjetër.

“Më kanë mbetur 3 kuintal vaj, nuk po nxjerrim dot shpenzimet. Jam pensioniste nuk kam të ardhura të tjera”, tha një tjetër.

Fermerët thonë se kostot e larta, nga mirëmbajtja e ullishteve deri te përpunimi në fabrikë, e bëjnë të pamundur shitjen e vajit me çmim të ulët, pasi rrezikojnë të dalin me humbje.

“Populli ka ngelur në mes të rrugës, nuk dimë ku ta çojmë vajin. Shpresojmë të kemi një firmë dhe shteti të ndërhyjë dhe të shesim vajin”, shprehet fermeri.

Kultivuesit e Mallakastrës paralajmërojnë se, nëse situata nuk ndryshon, do të detyrohen të heqin dorë nga kultivimi i ullirit, një kulturë që prej vitesh ka qenë shtyllë e ekonomisë lokale. Sipërfaqja e mbjellë me ullinj në bashkinë e Mallakastres llogaritet rreth 7,000 deri ne 8,000 hektarë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.