Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t... Arrestohen edhe katër persona të tjerë për vrasjen e Arlinda Zekajt Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla
SOCIALE

Besimi në ekonomi, në rënie/ Shqiptarët janë pesimistë dhe të shqetësuar nga kriza e çmimeve

P
Piranjat 4 May 2026, 17:11 · 2 min lexim
Besimi në ekonomi, në rënie/ Shqiptarët janë

“Shpresojmë se do të bëhet më mirë. Më keq nuk ka se ku shkon. Mbase kur të hyjmë në Bashkimin Evropian gjërat do të ndryshojnë”.

Shqiptarët janë pesimistë dhe të shqetësuar... veçanërisht nga rikthimi i krizës së çmimeve. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, besimi konsumator ra me 3.2 për qind.

“Skandaloze. Çmime shumë të larta. Bukë me gjizë ha unë”, thotë një qytetare.

Megjithatë, ka edhe nga ana që pavarësisht se e pranojnë se jeta është bërë më e shtrenjtë, sërish e ruajnë optimizimin: “Mirë jemi. Pse të ankohemi? Më mirë sesa kemi qenë jemi”.

Rritja e çmimeve në këtë periudhë nuk është vetëm një fenomen shqiptar dhe ky është një fakt i pakundështueshëm. Por, ajo që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera është fakti se efektet e krizave që vijnë nga jashtë transmetohen në popullatë pa asnjë lloj zbutje.

Zef Preçi, ekspert për ekonominë, shprehet: “Askush nuk del t’u shpjegojë shqiptarëve se pse jemi në këto kushte. Kemi shkatërruar prodhimin vendas, bujqësinë dhe blegtorinë”.

Rënie të besimit në ekonomi në prill raportuan edhe bizneset në fushën e tregtisë dhe shërbimeve. E kundërta ndodhi me ato në sektorin e industrisë dhe ndërtimit: “Kjo pasi sipërmarrjet në këta sektorë i frikësohen rënies së kërkesës për konsum, shoqëruar nga vështirësitë në gjetjen e punonjësve. Nga ana tjetër ka rënie të prodhimit dhe konsumit”.

Rritja e fortë e besimit te tregtarët, shërbimet dhe qytetarët bëri që treguesi i përgjithshëm i ndjesisë ekonomike muajin e shkuar të ulej me 1.5 pikë përqindje. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.