Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete
AKTUALITET

DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri më tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim. Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit […]

P
Piranjat 7 November 2026, 17:25 · 2 min lexim
DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian

SPAK ka regjistruar një hetim penal pas kallëzimit të depozituar më 12 gusht 2025 nga një grup ekspertësh dhe protestuesish. Burimet bëjnë të ditur se procedimi është regjistruar për disa vepra penale, por deri më tani nuk ka emra personash të regjistruar si të dyshuar apo nën hetim.

Kallëzimi i gushtit i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, funksionarëve të tjerë publikë dhe subjekteve private të përfshira në projektet turistike në Zvërnec, Rrjoll dhe Divjakë-Karavasta. Ai mbështetet në materialet e njohura si “The Albanian Files”, që përmbajnë hartëzimin e resorteve në zonat e mbrojtura, si dhe në “Dosjet e KKT-së”, një bazë të dhënash me 252 vendime të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Screenshot 220

Në kallëzim kërkohet hetim për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë dhe krijimit të një grupi të strukturuar kriminal.

Kallëzuesit pretendojnë se bëhet fjalë për një model të përsëritur, ku ndryshohet ligji, miratohet një instrument i posaçëm planifikimi dhe më pas jepet leja përmes Këshillit Kombëtar të Territorit, i drejtuar nga kryeministri.

Tre rastet kryesore që janë në fokus të kallëzimit janë Baks-Rrjoll, Divjakë-Karavasta dhe Zvërneci. Megjithatë, kallëzuesit i kërkojnë SPAK që hetimi të mos kufizohet vetëm në këto tri projekte.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.