Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga ylli i Portos te varësia nga dr*ga, Mario Jardel rrëfen periudhën më të errët të jetës Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit... Kryeministri britanik Burnham sfidon Brexit-in: Britania drejt një marrëveshjeje të re me BE-në, që premton... Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha pë... Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz...
SPORT

Spanja siguron çerekfinalet, Anglia fiton me vështirësi, gjithçka vendoset në duelin direkt

Spanja mposht Çekinë dhe siguron çerekfinalet, ndërsa Anglia kalon me vështirësi Kroacinë

P
Piranjat13 November 2026, 09:28 · 2 min lexim
Spanja siguron çerekfinalet, Anglia fiton me vështirësi,

Spanja mposht Çekinë dhe siguron çerekfinalet, ndërsa Anglia kalon me vështirësi Kroacinë. Të dielën, dy rivalët përballen në Madrid në një duel që vendos fatin e vendit të parë në grupin A3.

Spanja dhe Anglia bënë detyrën në ndeshjet e së enjtes, duke e lënë të gjithë vëmendjen te përballja direkte e 15 nëntorit në Madrid. Dy skuadrat morën tri pikët, por me histori krejt të ndryshme në fushë.

Kombëtarja spanjolle triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Çekisë, duke konfirmuar edhe një herë forcën e saj, pavarësisht mungesës së Lamine Yamalit. Álex Baena zhbllokoi rezultatin në minutën e 39-të nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Marc Pubill vulosi suksesin në minutën e 90+6. Spanjollët përfituan edhe nga inferioriteti numerik i vendasve, pas kartonit të kuq të Ladislav Krejçit në minutën e 72-të. Me këtë fitore, Spanja ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe siguron matematikisht një vend në çerekfinale.

Më shumë vuajtje pati Anglia, e cila në Wembley mposhti 2-1 Kroacinë. Morgan Rogers kaloi vendasit në avantazh në minutën e 24-t, por Suçiç barazoi shifrat në të 59-ën. Përgjigjja e anglezëve ishte e menjëhershme dhe Harry Kane, me një penallti të realizuar në minutën e 64-t, riktheu epërsinë, duke i dhënë skuadrës së tij një fitore me shumë peshë.

Kështu, Spanja kryeson grupin A3 me 15 pikë, ndërsa Anglia ndjek me 12. Gjithçka do të vendoset të dielën, kur dy përfaqësueset do të përballen në stadiumin Metropolitano të Madridit. Anglisë i duhet fitorja për të barazuar me pikë rivalen dhe për të synuar kreun, ndërsa Spanja kërkon të konfirmojë dominimin dhe të mbyllë fazën në vendin e parë.'

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.