Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese
SPORT

Armando Sadiku i jep pas pak lamtumirën Kombëtares, ceremonia speciale para ndeshjes me Finlandën

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Finlandës do të sjellë një moment emocionues për tifozët kuqezi

P
Piranjat12 November 2026, 20:02 · 2 min lexim
Armando Sadiku i jep pas pak lamtumirën Kombëtares, ceremonia speciale

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Finlandës do të sjellë një moment emocionues për tifozët kuqezi. Përpara fillimit të takimit në “Air Albania”, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë një ceremoni të veçantë për Armando Sadikun, i cili do të marrë duartrokitjet e fundit si futbollist i Kombëtares shqiptare.

Sulmuesi shqiptar do të nderohet për kontributin e dhënë ndër vite me fanellën kuqezi, në një ceremoni ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Sadiku mbetet një nga emrat më të veçantë të historisë së futbollit shqiptar, pasi emri i tij është i lidhur pazgjidhshmërisht me një prej momenteve më të mëdha të Kombëtares.

Më 19 qershor 2016, në Kampionatin Europian të Francës, ai shënoi golin historik në fitoren 1-0 ndaj Rumanisë, duke i dhuruar Shqipërisë suksesin e parë në një fazë finale të Europianit.

Aventura e tij me përfaqësuesen nisi në vitin 2012 dhe përfundoi në vitin 2023. Gjatë kësaj periudhe, sulmuesi regjistroi 39 paraqitje dhe realizoi 12 gola.

Në Euro 2016, Sadiku ishte titullar në të tria ndeshjet e fazës së grupeve, ndërsa goli ndaj Rumanisë e vendosi përgjithmonë në historinë e futbollit shqiptar.

Karriera e tij përfshiu eksperienca në disa kampionate europiane, por edhe në Bolivi e Indi. Megjithatë, kulmi mbetet padyshim aventura me Shqipërinë në Francë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.