Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha pë... Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit Tabela, çmimet e marketeve në Tiranë, deri në 50% më të shtrenjta se në rajon; rekord bulmeti E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë
BOTA

Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha përmes video-thirrjeve të rreme

Mbi 900 ‘viktima’ në 18 muaj, hakerët përdorën identitete të vjedhura dhe video të manipuluara për të mashtruar punonjësit e sektorit të kriptomonedhave Hakerët e lidhur me regjimin e Koresë së Veriut kanë përvetësuar më shumë se 400 milionë dollarë në kriptomonedha përmes një skeme mashtrimi me video-thirrje të rreme, bëjnë të ditur autoritetet amerikane. […]

P
Piranjat13 November 2026, 08:57 · 3 min lexim
Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së

Mbi 900 ‘viktima’ në 18 muaj, hakerët përdorën identitete të vjedhura dhe video të manipuluara për të mashtruar punonjësit e sektorit të kriptomonedhave

Hakerët e lidhur me regjimin e Koresë së Veriut kanë përvetësuar më shumë se 400 milionë dollarë në kriptomonedha përmes një skeme mashtrimi me video-thirrje të rreme, bëjnë të ditur autoritetet amerikane.

Sipas FBI-së, mbi 900 persona kanë rënë pre e kësaj skeme gjatë 18 muajve të fundit. Operacioni, i pagëzuar “FaceStealer”, synon veçanërisht punonjësit dhe zhvilluesit në sektorin e kriptomonedhave dhe teknologjisë Ueb3.

Hakerët përdorin llogari të rreme ose të vjedhura në rrjetet sociale për të ftuar viktimat në video-konferenca që duken sikur zhvillohen përmes platformave Zoom, Microsoft Teams apo Google Meet.

 

Gjatë telefonatave shfaqen video të regjistruara më parë, ku imitohen persona të njohur për viktimën, me qëllim krijimin e besimit. Më pas, kur audioja paraqitet sikur ka probleme, përdoruesit u kërkohet të klikojnë në një lidhje për ta rregulluar atë.

Në të vërtetë, lidhja shkarkon programe keqdashëse në pajisjen e viktimës, duke u mundësuar hakerëve të kenë qasje në kontaktet dhe aplikacionet e saj. Kështu, ata sigurojnë edhe objektiva të rinj për mashtrime të tjera.

Sipas autoriteteve amerikane, telefonatat regjistrohen në mënyrë të fshehtë dhe pamjet përdoren më pas për të mashtruar viktima të tjera.

“Regjimi i Koresë së Veriut mbështetet te të ardhurat nga vjedhjet masive të kriptomonedhave për të financuar programin e tij të paligjshëm të armëve”, deklaroi Brett Leatherman, drejtues i sektorit të sigurisë kibernetike në FBI.

Autoritetet amerikane paralajmërojnë se skema është aq e sofistikuar sa mund të mashtrojë edhe përdorues me përvojë të konsiderueshme teknologjike dhe njohuri të avancuara të sigurisë kibernetike.

Lajmi vjen vetëm një javë pasi platforma Binance bëri të ditur se ishte goditur nga një sulm kibernetik rekord, me dëme të raportuara prej 6.3 miliardë dollarësh. Sipas agjencive amerikane të zbatimit të ligjit, sulmi lidhet me aktorë të afërt me Korenë e Veriut, pretendim që Pheniani e ka mohuar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.