Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jense... Ndryshon qarkullimi në hyrje të Tiranës, nisin punimet nga sheshi “Shqiponja” deri te nënkalimi i Limuthit... Kryeministri britanik Burnham sfidon Brexit-in: Britania drejt një marrëveshjeje të re me BE-në, që premton... Gjetjet tronditëse të FBI-së: Hakerët e Koresë së Veriut vodhën mbi 400 milionë dollarë në kriptomonedha pë... Elton Qyno rrëfen për dosjet e bandave të Durrësit dhe Tiranës: Si u lidhën vr*sjet e Klodian Saliut dhe Va... Qeveria miraton ndryshimet në prligjin për sigurinë kibernetike, gjoba deri në 10 milionë lekë Skandali i Nvidia-s, lidhjet e Alice Huang me rivalin kinez Huawei ngrenë dyshime të reja Artan Hoxha ngre pikëpyetje për dosjen e SPAK: Kush organizoi dhe ekzekutoi vrasjet e Vajdin Lamës dhe Arta... Surpriza e motit të premten, ja çfarë pritet të ndodhë me reshjet Negociatat për fundin e luftës, Zelensky pas takimit me të dërguarit amerikanë : Fati i Ukrainës nuk mund t... Investimet turistike në prona shtetërore, kush nuk zbaton kontratën rrezikon prishjen e objekteve me shpenz... Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve; 64% thonë se është rritur 5 vitet e fundit
BOTA

Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi amerikan thërret për të dëshmuar Jensen Huang dhe sekretarin e Tregtisë

Kongresi amerikan ka kërkuar dëshminë e drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, lidhur me dyshimet për transferimin e teknologjisë amerikane drejt Kinës dhe skandalin që ka përfshirë gjigantin e mikroçipave. Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, republikani Tim Scott, deklaroi se zhvillimet e fundit ngrenë shqetësime serioze për sigurinë kombëtare […]

P
Piranjat13 November 2026, 09:22 · 2 min lexim
Skandali i Nvidia-s/ A u rrezikua siguria kombëtare e SHBA? Kongresi

Kongresi amerikan ka kërkuar dëshminë e drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe sekretarit të Tregtisë, Howard Lutnick, lidhur me dyshimet për transferimin e teknologjisë amerikane drejt Kinës dhe skandalin që ka përfshirë gjigantin e mikroçipave. Kryetari i Komitetit Bankar të Senatit, republikani Tim Scott, deklaroi se zhvillimet e fundit ngrenë shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e teknologjive të ndjeshme amerikane. Ai kërkoi që Huang dhe Lutnick të japin shpjegime para ligjvënësve.

Çështja lidhet edhe me Alice Huang, gruan e dyshuar për lidhje me spiunazhin kinez, e cila kishte pasur marrëdhënie biznesi me kompaninë Megaspeed dhe dyshohet se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me drejtuesin e Nvidia-s. Sipas raportimeve të Axios, Lutnick ka penguar në disa raste masa kundër kompanive që dyshohet se i kanë ofruar Kinës çipa Nvidia. Mes tyre përmendet edhe Megaspeed. Po sipas këtyre raportimeve, sekretari i Tregtisë ishte informuar nga agjencitë amerikane të inteligjencës për lidhjet e Huang me gruan e dyshuar për spiunazh, por nuk kishte ndërmarrë masa për kontrollet e eksporteve.

Ndërkohë, Jensen Huang ka pranuar të dëshmojë me dyer të mbyllura para Kongresit deri më 26 nëntor, ndërsa edhe Lutnick ka shprehur gatishmërinë për t’u paraqitur vullnetarisht për t’iu përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve. Zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet financiare. Aksionet e Nvidia-s ranë deri në 13% në hapje të Wall Street, përpara se ta kufizonin humbjen në 4.3% në mbyllje të sesionit. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi marrëdhëniet mes kompanive amerikane të teknologjisë dhe Kinës, si dhe mbi përgjegjësinë e zyrtarëve të administratës amerikane në kontrollin e eksporteve të mikroçipave.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.