Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ...
AKTUALITET

Dhunohet në krye të detyrës gazetari Izmir Akulli, përfundon në QSUT

P
Piranjat13 October 2026, 20:36 · 1 min lexim
Dhunohet në krye të detyrës gazetari Izmir Akulli, përfundon

Mes personave të lënduar gjatë protestës në Tiranë është edhe kryeredaktori i Dosja.al Izmir Akulli. Sipas redaksisë gazetari është dhunuar nga disa efektivë të Policisë teksa po filmonte me telefon goditjen e një studenti, në zonën pranë Bankës Qendrore.

Akulli u ka bërë të ditur efektivëve se ishte gazetar në detyrë, por kjo nuk i ka ndaluar ata ta godasin. Një prej policëve sipas Dosja.al, e ka qëlluar me grushte pasi ai u prezantua si gazetar.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 18:15. Pas dhunës Akulli është dërguar në QSUT për të marrë trajtim mjekësor. Redaksia bën me dije se për më shumë se 90 minuta nuk ka pasur asnjë kontakt me të.

Dosja.al ka bërë të ditur se do të reagojë më tej për ngjarjen, ndërsa i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të saj të marrin përgjegjësi për veprimet e efektivëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.