Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Jeta ime, protesta ime! 8 vite duke pritur paratë e punës: Punëtori përballet me ish-shefin pas ndërhyrjes së Piranjave Zyrtarizohet drafti/ Qeveria krijon “KAYO”-n e Shëndetësisë Kemi vrarë frikën, tani do vrasim edhe diktaturën 11 muaj pas denoncimit të Piranjave, dentistja pa licencë kapet sërish mat në Tiranë! S’ka trena, por ka tendera: 1.9 milionë euro për mirëmbajtjen e linjave që s’ekzistojnë Ky 28 Nëntor, si asnjë tjetër! Kush guxon të prishë ritin e pastores Alketa? Reagimi i ashpër i dishepujve të saj! Këlliçi: Marta Kos po bëhet bashkautore e forcimit dhe sponsorizimit të narkoshtetit të Edi Ramës Lobimet e politikës, Zvërneci e Kushner/ Kongresi do të hetojë çështjet që tronditën Shqipërinë As investimet e NATO-s nuk janë të sigurta në Shqipëri, intrigat e gjobës që njollosi bazën e Kuçovës Aksident zinxhir te mbikalimi i Selitës, përfshihen 5 automjete dhe paralizohet trafiku
POLITIKE

Studentët thyejnë derën e Bashkisë Tiranë, futen brenda godinës

P
Piranjat13 October 2026, 20:23 · 2 min lexim
Studentët thyejnë derën e Bashkisë Tiranë, futen brenda

Momente të forta tensioni janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Bashkisë së Tiranës, ku është zhvendosur një pjesë e protestuesve pas disa orësh përplasjesh në rrugët e kryeqytetit.

Një grup të rinjsh me maska kanë arritur të hapin derën e godinës dhe të futen në hollin e Bashkisë. Pas hyrjes së tyre, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Situata është shoqëruar me hedhje sendesh të forta, ndërsa janë thyer xhamat e godinës së Bashkisë së Tiranës dhe të disa ministrive që ndodhen në afërsi.

Ndërhyrja e policisë ka sjellë shpërndarjen e të rinjve që kishin hyrë në holl, ndërsa tensionet kanë vijuar edhe në hapësirën përpara institucionit.

Zhvillimet e sotme shënojnë një fazë të re të protestave kundër qeverisë së Edi Ramës. Pas 135 ditësh tubimesh kryesisht paqësore para Kryeministrisë, protesta e studentëve është shoqëruar me përplasje të drejtpërdrejta me policinë, dëmtime të pronës dhe tentativa për të hyrë në institucione.

Protesta nisi rreth orës 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendos në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e rrugës “Mine Peza”, ku u regjistruan përplasje, zjarre dhe ndërhyrje të forcave të rendit.


Pavarësisht përdorimit të ujit me presion dhe gazit lotsjellës, protestuesit janë rigrupuar disa herë, duke vijuar qëndrimin në rrugë për orë të tëra.

Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, por edhe brohoritjet “Rama në burg, Berisha në burg”, të cilat shprehin kundërshtim ndaj figurave kryesore të mazhorancës dhe opozitës.

Kështu, protesta e sotme ka marrë një tjetër dinamikë, si për nga kohëzgjatja dhe përplasjet, ashtu edhe për nga mesazhet e shprehura nga pjesëmarrësit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.