Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
SPORT

Brdariç i beson pas golit në Europë, kush është risia që Shqipëria i mori Kosovës: Nuk ka shumë

P
Piranjat24 September 2026, 14:56 · 2 min lexim
Brdariç i beson pas golit në Europë, kush është risia

Omer Bajraktari la moshat e Kosovës për të pranuar ftesën e Shqipërisë U-21. Trajneri Alban Bushi arriti ta bindë mbrojtësin e majtë, ndërsa në konferencë për shtyp i thuri elozhe. Një lojtar për të cilin e shpreh se si ekipi A dhe U-21 ka nevojë, duke qenë se nuk ka shumë alternativa në të njëjtin pozicion.

“Dua të falenderoj dy lojtarët, Ajeti që ka lënë Maqedoninë dhe Bajraktari me shumë potencial, që ka lënë Kosovën. Dua t’i falenderoj dhe të them se janë potencial shumë i madh për ekipin tonë U-21, por edhe Kombëtaren A.

Kemi lojtarë shumë të mirë dhe cilësorë. Lojtarët e rinj jam shumë kurioz, do i shoh. Bajraktari dhe Ajeti i Egnatias, më pëlqejnë shumë dhe jam entuziast dhe optimist që do bëjnë karrierë shumë të madhe në ekipin kombëtar. Sidomos Bajraktari sepse është një pozicion që ekipi U-21 dhe A nuk ka shumë. Mendoj që do ecë me hapa shumë të shpejtë, do ketë mbështetjen tonë gjithë kohës. Është datëlindja 2007, që është edhe për dy sezone të tjera me Shpresat”, u shpreh Bushi për risitë e Kombëtares U-21 dhe konkretisht Bajraktarin.

I lindur në Podujevë, Bajraktari është pjesë e Malishevës që nga vera e vitit të kaluar. Malisheva e transferoi 19 vjeçarin nga akademia e Llapit, ndërsa trajneri Thomas Brdariç po i beson vendin e titullarit.

Bajraktari mori shumë pak minuta në Europë me Malishevën. Pavarësisht kësaj, ia doli t’i shënojë Hibernianit në transfertën ku u regjistrua humbja 4-1.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.