Zidane ndryshon Francën: Mbappé rikthehet në të majtë ndaj Turqisë

Franca e Zinedine Zidane përgatitet për sfidën e Nations League ndaj Turqisë me disa ndryshime të rëndësishme në formacion. Të gjithë presin me padurim prezantimin e pare të ish kampionëve të Botës, me në krye teknikun Zinedine Zidane.
Trajneri i ri i “Gjelave” ka vendosur të rikthejë Kylian Mbappé në krahun e majtë, pozicioni ku kapiteni francez ka dhënë më herët paraqitjet e tij më të mira. Në qendër të sulmit pritet të luajë Ousmane Dembélé, ndërsa në krahun e djathtë do të pozicionohet Michael Olise.
Një tjetër surprizë vjen në mbrojtje, ku Andy Diouf pritet të nisë për herë të parë si titullar me Francën, duke u aktivizuar si mbrojtës i majtë. Futbollisti i Interit, i përdorur rregullisht nga Cristian Chivu si i pestë në krahun e djathtë, do të përshtatet kështu në një rol të ri. Zidane e ka mbrojtur vendimin, duke thënë se dëshiron ta shohë Dioufin në këtë pozicion, edhe pse te Interi luan ndryshe.
Ndryshimet vijnë në një moment kur Franca ka humbur një prej titullarëve të saj në prapavijë. Ibrahima Konaté ka pësuar një ndrydhje të lehtë të gjurit të djathtë dhe është detyruar të largohet nga grumbullimi.
Për ta zëvendësuar, Zidane ka thirrur Leny Yoro, i cili merr për herë të parë ftesën me kombëtaren e madhe. Me Mbappé në të majtë, Dembélé në qendër, Olise në të djathtë dhe Diouf në një rol të ri në mbrojtje, Franca e Zidane pritet të prezantojë një fytyrë ndryshe në sfidën ndaj Turqisë.
Lexo edhe
SPORT
“Të gjithë duhet të kujdesen për veten”, Kane mbron Declan Rice për tërheqjen nga Anglia

Ancelotti: “Talentet brazilianë kalojnë parakohe në Europë dhe për pasojë nuk luajnë!”

Klopp para sfidës ndaj Holandës: Nervoz për debutimin tim? Nuk kisha kohë

“Do të largohem kur të mos më duan më”/ Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet: Kam dy objektiva, 1000 golat

Daku dhe Seferi: Do shihni një ekip sulmues, Maran na bën të rëndësishëm

Kosova, Avdullahu: Respekt për Irlandën, por duam fitore!

Certifikata e vaksinimit dhe mbështetja për UÇK-në nga Granit Xhaka, drejtori i Zvicrës: Është çështje private

Nga Orban te Vedat Muriqi/ Superliga turke duket si Serie A, 7 golashënuesit më të mirë kanë luajtur në Itali





