Elseid Hysaj në bisedime me Ascolin, oferta 2-vjeçare për kapitenin kuqezi

Pa skuadër që pas largimit nga Lazio, Elseid Hysaj mbetet në pritje të një ofertë të denjë për të vijuar karrierën e tij. Dëshira e anësorit kuqezi është të qëndrojë në Itali, aty ku ka zhvilluar të gjithë karrierën, me ekipe elitare si Empoli, Napoli dhe Lazio. Mediat italiane bëjnë me dije se për Hysajn ka një interesim konkret nga ekipi i Ascoli-t, skuadër që këtë sezon ka ambicie të rëndësishme pasi po luftojnë për të siguruar një biletë për në elitë.
Dëmtimi i Manuel Alanga, i cili praktikisht ka mbyllur sezon, e detyron klubin e Ascoli-t të futet në merkato për të gjetur një anësor të ri për krahun e djathtë. Në këtë pikë, emri i Hysajt del në skenë si një okazion i rëndësishëm në shumë aspekte.
Me merkaton të mbyllur në Itali, Ascoli është i detyruar të gjejë një lojtar të lirë, pa skuadër, dhe Hysaj është një tillë. Jo vetëm kaq, Hysaj edhe në aspektin sportiv është një okazion i rëndësishëm pasi bëhet fjalë për një lojtar me eksperiencë shumë të madhe në Itali.
Sipas TuttomerkacoWeb: Ascoli i ka paraqitur ofertën e parë Hysajt, një ofertë 2-vjeçare, e cila parashikon edhe një përmirësim të ndjeshëm financiar nëse Ascoli arrin të ngjitet në Serie A.
Gjithnjë, sipas TuttomercatoWeb, për momentin Hysaj nuk i ka kthyer një përgjigje përfundimtare presidentit Passeri.
Lexo edhe
SPORT
Zidane ndryshon Francën: Mbappé rikthehet në të majtë ndaj Turqisë

“Të gjithë duhet të kujdesen për veten”, Kane mbron Declan Rice për tërheqjen nga Anglia

Ancelotti: “Talentet brazilianë kalojnë parakohe në Europë dhe për pasojë nuk luajnë!”

Klopp para sfidës ndaj Holandës: Nervoz për debutimin tim? Nuk kisha kohë

“Do të largohem kur të mos më duan më”/ Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet: Kam dy objektiva, 1000 golat

Daku dhe Seferi: Do shihni një ekip sulmues, Maran na bën të rëndësishëm

Kosova, Avdullahu: Respekt për Irlandën, por duam fitore!

Certifikata e vaksinimit dhe mbështetja për UÇK-në nga Granit Xhaka, drejtori i Zvicrës: Është çështje private





