Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
SPORT

Tebas i përgjigjet Real Madridit pas akuzave për arbitrat: Jetoni në një galaktikë tjetër

P
Piranjat23 September 2026, 13:35 · 2 min lexim
Tebas i përgjigjet Real Madridit pas akuzave për arbitrat: Jetoni

Në sfidën e parë të vërtetë, në derbin e Madridit, Reali pësoi një humbje të rëndë përballë Atletico-s, kaq mjaftoi që Jose Mourinho të dhuronte show e tij të parë, me teknikun portugez që u paraqit në konferencë për shtyp duke bërë moviolë live dhe duke akuzuar arbritrat.

Deklaratat e portugezit, ku ankohej për arbritrat dhe kërkonte nga këto të fundit që ta lejonin të luftonte për titull, nuk janë pritur mirë nga presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas: “Të pretendosh se arbritrat e kanë me Real Madrid është sikur të jetosh një galaktikë tjetër.

Kjo narrativë shërben për të ndërtuar një alibi dhe për të fshehur gjërat e tjera, ato gjëra që janë të qarta dhe shihen me sy të lirë në këto ndeshje të para të La Liga-s”, u shpreh presidenti i Ligës spanjolle.

Kjo deklaratë e Javier Tebas nuk kaloi në heshtje, me klubin e Real Madrid që reagoi menjëherë me anë të një deklarate publike: “E shohim të arsyeshme që kjo ligë ka nevojë për një lider të aftë për menaxhuar si duhet këtë kompeticion.

Një lider neutral, pasi Tebas po dëmton rëndë imazhin e futbollit spanjoll”, lexohet ndër të tjera në reagimin e klubit të Real Madrid.

Kjo nuk është hera e parë që mes Real Madrid dhe presidentin Tebas ka të tilla akuza të forta në distancë, madje presidenti Perez dhe stafi i tij prej kohësh akuzojnë për favorizim ndaj Barcelonës, ndërsa kanë shkuar deri aty se këto akuza i kanë paraqitur edhe në derën e UEFA-s.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.