Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
SPORT

Lautaro në superformë me Interin, kapiteni zikaltër zbulon sekretin: Jam stërvitur shumë

P
Piranjat23 September 2026, 13:31 · 2 min lexim
Lautaro në superformë me Interin, kapiteni zikaltër zbulon

Lautaro Martinez po përjeton një nisje të jashtëzakonshme të sezonit me Interin, duke konfirmuar edhe një herë rolin e tij si lider i skuadrës, në fushë dhe jashtë saj. Pas një fillimi disi të vështirë, për shkak të rikthimit të vonuar nga angazhimet me Argjentinën në Botëror, sulmuesi ka ngritur ndjeshëm nivelin e tij.

Kapiteni zikaltër ka qenë protagonist me gola dhe mbi të gjitha me shpirtin e sakrificës, duke shënuar dopietë ndaj Napolit dhe Romës. Lautaro ka treguar se nuk është më vetëm një sulmues që shënon ndaj skuadrave më të dobëta, por një lojtar vendimtar edhe në sfidat e mëdha. Vetë argjentinasi ka zbuluar sekretin e formës së tij:

“Këtë vit i kam kushtuar shumë vëmendje gjendjes fizike. Jam stërvitur shumë pas Botërorit”. Shifrat konfirmojnë një nga nisjet më të mira të Lautaros që prej transferimit te Interi.

Vetëm në sezonin e titullit të dytë yll, sulmuesi kishte një start më të mirë, me pesë gola në pesë ndeshje. Tani, pas pushimit të kombëtareve, Lautaro do të rikthehet në dispozicion të Interit, me synimin për të vazhduar një sezon që deri tani e ka parë kapitenin zikaltër në një nivel të lartë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.