Dëmtimi në derbi/ Reali humbet Valverden për 3 deri në 6 javë

Real Madridi do të duhet të bëjë llogaritë pa Federico Valverden, i cili ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë për një periudhë nga tre deri në gjashtë javë.
Mesfushori uruguaian u dëmtua gjatë derbit ndaj Atletico Madridit, pas një ndërhyrjeje të Lee Kang-In.
Në kampin madrilen pati protesta për dy ndërhyrje të ashpra në pjesën e parë, nga Romero dhe Lee Kang-In, të cilat, sipas Real Madridit, nuk u ndëshkuan me karton të kuq.
Dëmtimi i Valverdes lidhet me ndërhyrjen e futbollistit koreanojugor, pas së cilës ai pësoi problemin në kyçin e këmbës.
Real Madridi shpreson që mesfushori të rikthehet pas rreth tre javësh, pas përfundimit të pushimit të kombëtareve.
Megjithatë, dëmtime të tilla zakonisht kërkojnë një periudhë rikuperimi prej rreth gjashtë javësh. Në raste më të komplikuara, mungesa mund të zgjasë deri në tre muaj.
Lexo edhe
SPORT
Kevin De Bruyne flet për merkaton: Nuk e mendova kurrë largimin nga Napoli gjatë verës…

Gjermania, futbollistët ndjejnë efektin Klopp: Gati të kalojmë zjarrin për të

Mbappé nuk stërvitet, me simptoma gripi tre ditë para ndeshjes me Turqinë

Biseda “baba e bir" e Tresoldit me trajnerin Klopp: "Dera është gjithmonë e hapur"

Skandali “Xhaka” merr përmasa të tjera, mjekja del kundër kapitenit





