Gjermania, futbollistët ndjejnë efektin Klopp: Gati të kalojmë zjarrin për të

Jurgen Klopp iu rikthye zyrtarisht punës së trajnerit pas më shumë se dy vjet shkëputjeje. Ish trajneri i Mainz, Borussia Dortmund dhe Liverpool që për 1 vit e gjysmë mbuloi pozicionin e Drejtorit në Departamentin këtë të martë zhvilloi seancën e parë stërvitore me Die Mannschaft në kuadër të përgatitjeve të Nations League që Gjermania do ta nisë me Holandën e Xavi Hernandez.
Dhe ai që u pa ishte Kloppi i zakonshëm, energjik, pranë lojtarëve dhe i qeshur gjatë gjithë seancës stërvitore. Ardhja e Klopp në pankinë hap një epokë të re te kombëtarja 4 herë kampione e botës me trajnerin që ka përpiluar dy lista me futbollistë të grumbulluar dhe emra të rinj si Philipp Treu, Bambasé Conté, Yannik Engelhardt, Max Rosenfelder, Hennes Behrens dhe Younes Ebnoutalib do të vihen nën urdhrat e tij. Mesazhi i ‘Klopp ishte i qartë; të përfaqësohet Gjermania me krenari dhe të jepet maksimumi’-thekson Ebnoutalib.
Efekti Klopp duket qartë te futbollistët. ‘E ndjen se je gati të kalosh zjarrin për të, është i pabesueshëm-tregon Treu. Ndërsa Rosenfelder vuri në dukje karizmën e trajnerit. ‘E respekton, por është shumë i dashur, shumë simpatik’-tha ai. Ndërsa Ebnoutalib e përkufizoi efektin Klopp me këtë fjalë: ‘Nëse të kërkon duhet të shkosh, është një prej trajnerëve më të mirë në botë’. Dhe këtë Jurgen Klopp duhet ta tregojë në drejtimin e Gjermanisë që për 3 botërorë radhazi nuk ia ka dalë të kalojë 1/8 e finaleve.
Lexo edhe
SPORT
Mbappé nuk stërvitet, me simptoma gripi tre ditë para ndeshjes me Turqinë

Biseda “baba e bir" e Tresoldit me trajnerin Klopp: "Dera është gjithmonë e hapur"

Skandali “Xhaka” merr përmasa të tjera, mjekja del kundër kapitenit

Nga Orban te Vedat Muriqi/ Ja pse Superliga turke duket si Serie A

Messi përgatitet për lamtumirën nga Argjentina, prezanton fanellën speciale

Amnesty i kërkon UEFA-s dhe FIFA-s që ta pezullojnë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar

Foda flet për Alitin dhe Berishën: Mirënjohje për gjithçka kanë bërë për Kosovën

Salah probleme me ligjin në Angli, patenta e tij është pezulluar për 6 muaj!





