UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në Helsinki, ku të shtunën do të luajë ndeshjen e radhës në UEFA Nations League ndaj Finlandës.
Pasditen e sotme, kuqezinjtë udhëtuan nga Cesena drejt Helsinkit dhe, pas mbërritjes në Finlandë, ekipi u akomodua menjëherë në hotel.
Ditën e nesërme, trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, së bashku me një lojtar, do të dalë në konferencën për shtyp në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja. Konferenca për media do të nisë në orën 14:00.
Pas përfundimit të konferencës, ekipi kuqezi do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në “Helsinki Olympic Stadium”, ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën me Finlandën.
Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube dhe në FSHF TV.
Ndeshja Finlandë – Shqipëri do të luhet më 3 tetor, në “Helsinki Olympic Stadium”, në orën 15:00
Lexo edhe
SPORT
Zyrtare, Lionel Messi bëhet pronar i ri i klubit spanjoll

Haaland padit kompaninë ajrore për shfrytëzim të paligjshëm të gërshetit të tij

Së bashku me Ronaldon, Federata Portugeze e Futbollit humbet 300,000 ndjekës

Shpërtheu ndaj arbitrit pas ndeshjes, Besnik Hasi dënohet në Turqi

Miliona në fushë, falimentim jashtë saj, historitë e futbollistëve që humbën gjithçka

“Mundo Deportivo” vlerëson Adri Mehmetin, e quan “Busquets i ri”

Shqipëri-Finlandë, historia e 7 përballjeve mes dy kombëtareve

Prapaskena e bujshme e largimit të Ronaldos nga Portugalia, trajneri dhe presidenti i Federatës e ndoqën deri në aeroport për ta ndaluar...





