Kosova merr vetëm një pikë në Hungari ndaj Izraelit

Kombëtarja e Kosovës është ndalur në një barazim pa gola në udhëtim te Izraeli, sfidë që u zhvillua në stadium neutral në Hungari, më saktësisht në Debrecen.
“Dardanët” nuk arritën ta tregonin të njëjtën lojë si ndaj Irlandës, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0-0.
Izraeli fillimisht e nisi më mirë për të krijuar disa aksione, por që Amir Shaipi me super pritje ua mohoi golin.
Kosova pastaj rrezikoi me një goditje të Lumbardh Dellovës nga distanca mirëpo nuk e konkretizoi.
Edhe në pjesën e dytë, vendasit e nisën më mirë për të krijuar disa raste shënimi por që Shaipi ishte në vendin e duhur.
Ritmi i Kosovës u rrit me inkuadrimin e dyshes Milot Rashica e Edon Zhegrova, megjithatë mbrojtja izraelitet rezultoi të jetë e padiskutueshme.
Kësisoj, Kosova pas tre xhirove ka katër pikë, tri më pak se Austria që është lider, njëkohësisht kundërshtari ynë këtë të diele.
Lexo edhe
SPORT
Kylian Mbappe sërish mes polemikave, i dëmtuar, por i shoqëruar nga e dashura në një festë në Paris

Disiplina godet Vorën pas ndeshjes me Skënderbeun, mbyllet stadiumi! E pëson keq edhe drejtori

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

Zyrtare, Lionel Messi bëhet pronar i ri i klubit spanjoll

Haaland padit kompaninë ajrore për shfrytëzim të paligjshëm të gërshetit të tij




