Kylian Mbappe sërish mes polemikave, i dëmtuar, por i shoqëruar nga e dashura në një festë në Paris

Kylian Mbappe është gjithnjë e më shumë në qendër të polemikave. Këtë radhë sulmuesi francez i Realit të Madridit është vënë në shënjestër për atë çfarë ka ndodhur në orët e fundit me futbollistin që është pikasur në një festë në Paris i shoqëruar nga partnerja e tij Ester Exposito.
Sigurisht që nuk ka ndonjë gjë të keqe që futbollisti të dalë dhe të argëtohet, por Mbappe rezulton i dëmtuar. Kujtojmë se kapiteni i kombëtares franceze u largua nga grumbullimi i kombëtares franceze pas një dëmtimi të pësuar në ndeshjen me Turqinë.
Ajo që pritej ishte që Mbappe pas asaj sfide të Nations League të kthehej në Valdebebas për të nisur punën për rikuperimin nga problemi në gjurin e majtë.
Por ai u pa në Paris në një festë bashkë me aktoren spanjolle dhe në 2 ditët e fundit nuk është shfaqur në qendrën stërvitore të Realit të Madridit, ndërkohë që pjesa tjetër e lojtarëve ishin të pranishëm, duke përfshirë edhe futbollistët e dëmtuar.
Lexo edhe
SPORT
Disiplina godet Vorën pas ndeshjes me Skënderbeun, mbyllet stadiumi! E pëson keq edhe drejtori

UEFA Nations League, Kombëtarja mbërrin në Helsinki

Zyrtare, Lionel Messi bëhet pronar i ri i klubit spanjoll

Haaland padit kompaninë ajrore për shfrytëzim të paligjshëm të gërshetit të tij

Së bashku me Ronaldon, Federata Portugeze e Futbollit humbet 300,000 ndjekës

Shpërtheu ndaj arbitrit pas ndeshjes, Besnik Hasi dënohet në Turqi

Miliona në fushë, falimentim jashtë saj, historitë e futbollistëve që humbën gjithçka

“Mundo Deportivo” vlerëson Adri Mehmetin, e quan “Busquets i ri”





