Historia përsëritet 10 vite më pas, çfarë e lidh kartonin e kuq të sotëm me Etrit Berishën

Ka momente që futbolli i harron shpejt, por statistikat i ruajnë në arkiv. Dhe kartoni i kuq i marrë sot nga portieri i Shqipërisë rikthen një episod që dukej se i përkiste një tjetër epoke të Kombëtares.
Për të gjetur herën e fundit kur një portier i Shqipërisë ishte përjashtuar me karton të kuq, duhet të kthehemi pas në 12 nëntor 2016, në ndeshjen Shqipëri-Izrael në Elbasan, të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018. Në atë sfidë, që përfundoi 0-3, Etrit Berisha u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 55-të. Portieri shqiptar u pezullua më pas për dy ndeshje, duke munguar edhe në përballjen e radhës me Italinë.
Që nga ajo mbrëmje deri më sot kanë kaluar 9 vite, 10 muaj e 21 ditë. Pra, gati një dekadë pa parë një portier të Kombëtares të përjashtohej nga fusha. Berisha ka edhe një statistikë të veçantë, pasi është portieri që ka marrë dy kartonë të kuq me fanellën e Shqipërisë. Ndërkohë, episodi i sotëm i jep fund një serie prej gati dhjetë vitesh pa një përjashtim të tillë.
Futbolli shqiptar ka ndryshuar shumë që nga viti 2016, por një statistikë e tillë mbeti e pandryshuar për gati një dekadë. Sot, kartoni i kuq i portierit e riktheu sërish në vëmendje atë rekord të rrallë të Kombëtares.
Lexo edhe
SPORT
Inzaghi rrëfen magjinë e Zidane: “Një lëvizje dhe i kuptonte të gjitha, si lojtar e si trajner”

Interi nis tratativat për rinovimin me dy nga yjet e skuadrës

Chivu dhe dëshira e tij: Te Interi dua që të ndërtoj diçka që të zgjasë

Gol i shpejtë në Helsinki, shënon Shqipëria

Nelson Hysa në duelin e madh të 28 nëntorit, përballë kampionit të botës Agit Kabayel

Ronaldo u tradhtua nga trajneri Jorge Jesus, zbulohet prapaskena te Portugalia

Ka harruar se si shënohet me këmbë, van Dijk bëhet viral pas rrjetës ndaj Greqisë

Zyrtare, mesfushori shqiptar nënshkruan me ekipin e ri





