Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari
SPORT

Interi nis tratativat për rinovimin me dy nga yjet e skuadrës

P
Piranjat 3 October 2026, 16:01 · 2 min lexim
Interi nis tratativat për rinovimin me dy nga yjet e skuadrës

Interi ka nisur të planifikojë strategjinë për rinovimet e kontratave, me drejtuesit zikaltër që kanë vendosur në krye të prioriteteve dy emra të rëndësishëm të skuadrës: Hakan Calhanoglu dhe Carlos Augusto.

Sipas raportimeve të Sky Sport, drejtuesit e klubit, me drejtorin e ri sportiv Baccin, pritet të paraqesin së shpejti ofertat e para zyrtare për të dy futbollistët. Objektivi është të kuptohet diferenca mes kërkesave të lojtarëve dhe propozimeve të klubit, por për secilin prej tyre Interi po përgatit një qasje të ndryshme.

Për mesfushorin turk, kontrata aktuale skadon në vitin 2027. Interi synon t’i propozojë një kontratë me pagë bazë më të ulët se ajo që përfiton aktualisht, rreth 6.5 milionë euro në sezon.

Diferenca do të mund të kompensohej përmes një pjese të konsiderueshme të pagës të lidhur me bonuse dhe objektiva, duke i dhënë mundësi Calhanoglut të arrijë të ardhurat aktuale në rast përmbushjeje të kushteve të përcaktuara në kontratë.

Ndryshe paraqitet situata për Carlos Augusto, i cili ka kontratë me Interin deri në vitin 2028. Për mbrojtësin brazilian, negociatat konsiderohen më të thjeshta edhe për shkak të mundësisë së përfitimit nga avantazhet fiskale të “Decreto Crescita”, të cilat mund të shfrytëzohen deri në vitin 2029.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.