Liga e Kombeve, Gjermania kërkon fitoren e parë me Klopp, Greqia sfidon Holandën për kreun, Kosova përballet me Izraelin

Liga e Kombeve luan sonte raundin e tretë të ndeshjeve. Gjermania kërkon fitoren e parë në këtë edicion ndaj Serbisë, nën drejtimin e Klop. Në Selanik, Greqia synon njw tjetër mrekulli ndaj Holandws për tw përfocuar kreun. Ndërkaq, Kosova luan në transfertë ndaj Izraelit.
Gjermania zbret sonte në fushë përballë Serbisë, në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, me objektivin për të marrë fitoren e parë nën drejtimin e Jürgen Klopp. Pas barazimit 1-1 me Holandën dhe humbjes surprizuese 0-1 ndaj Greqisë, trajneri gjerman kërkon reagimin e skuadrës në Allianz Arena.
Një nga ndryshimet kryesore do të jetë në portë. Jonas Urbig pritet të bëjë debutimin me kombëtaren A të Gjermanisë dhe vetë Klopp e konfirmoi një ditë para ndeshjes.
Gjermania ka edhe një mungesë të rëndësishme. Nico Shlotterbeck pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë i gatshëm për përballjen me Serbinë. Edhe Kimmich nuk është i disponueshëm për këtë ndeshje.
Klopp ka paralajmëruar se kundërshtari mund të mbrohet shumë dhe të kërkojë kundërsukmin, ndaj gjermanët duhet të jenë më të kujdesshëm se në humbjen ndaj Greqisë. Gjermania ka vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Greqia kryeson grupin me 6 pikë.
Sfidë e fortë pritet të jetë ajo në Selanik mes Greqisë dhe Holandës. Dueli për kreun pritet të dhurojë spektakël. Holanda do të ketë mungesa të rëndësishme. Cody Gakpo u largua nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion për sfidat ndaj Greqisë dhe Serbisë.
Në orët e fundit, Xavi ka humbur edhe mbrojtësin van Hecke, i cili pësoi një dëmtim në këmbë gjatë ndeshjes me Serbinë. Greqia vjen në këtë përballje pas dy fitoreve, fillimisht 2-1 ndaj Serbisë dhe më pas 1-0 ndaj Gjermanisë. Me gjashtë pikë, grekët janë në krye të grupit, ndërsa Holanda kërkon të afrohet me kreun.
Në fushë do të zbresë sonte edhe Kosova. Dardanët kërkojnë reagimin në transfertën ndaj Izraelit, pas humbjes 3-1 me Austrinë. Kosova e nisi Ligën e Kombeve me fitore 1-0 ndaj Irlandës, por tashmë përballen me një tjetër transfertë të rëndësishme në Grupin B3. Sfida tjetër e këtij grupi është ajo mes iralndës dhe austrisë
Në Kopenhagen, Danimarka pret portugalinë, e cila është në kaos pas largimit të Ronaldos. Uellsi përballet me Norvegjinë, ndërsa Malta ndeshet me Gjibraltarin. Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 20:45.
Lexo edhe
SPORT
“Lutja e fundit për Ronaldon"/ Trajneri dhe presidenti tentojnë ta ndalojnë, por ai largohet

Diana Bianchedi jep dorëheqjen si kreu i delegacionit të kombëtares së Italisë

Maran i dogji Hysajt një mundësi për transferim te klubi i njohur italian, ja arsyeja

Finlandë-Shqipëri, UEFA cakton arbitra irlandezë për sfidën e së shtunës

"Nëse kjo zbulohet, do të jetë fundi im": Siguritia dhe kombëtarja franceze, historia e një marrëdhënieje që shkoi keq





