Mbappé shmang operacionin, por mund të mungojë ndaj Villarrealit

Kylian Mbappé ka shmangur ndërhyrjen kirurgjikale pas dëmtimit në gjurin e majtë, por pritet të mungojë rreth 10 deri në 12 ditë.
Sulmuesi francez ka nisur rikuperimin në Valdebebas, ndërsa ekzaminimet kanë treguar se dëmtimi konsiston në një hiperekstension të kapsulës së pasme të gjurit të majtë.
Mbappé u dëmtua pasi shënoi në ndeshjen Turqi-Francë dhe u largua nga loja për shkak të dhimbjeve. Fillimisht pati shqetësime se dëmtimi mund të ishte më serioz, madje u konsiderua edhe mundësia e operacionit, por ekzaminimet e mëtejshme e përjashtuan këtë opsion.
Sipas afatit të rikuperimit, Mbappé mund të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Villarrealit më 10 tetor, por aktivizimi i tij në këtë sfidë mbetet ende në dyshim.
Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë me sulmuesin francez, sidomos duke pasur parasysh kalendarin e ngjeshur që pason. Pas ndeshjes me Villarrealin, madrilenët përballen me një transfertë në Romë më 14 tetor dhe më pas me Barcelonën në “El Clásico” më 25 tetor.
Në mungesë të Mbappés, stafi teknik mund të shqyrtojë disa alternativa në sulm, mes tyre edhe përdorimin e Espí ose Jude Bellingham si “false 9”.
Vendimi për rikthimin e francezit do të merret në varësi të gjendjes së tij fizike, me Real Madridin që synon ta aktivizojë vetëm kur të jetë plotësisht i rikuperuar.
Lexo edhe
SPORT
Manchester City shpallet fajtor! A do të heqë dorë Enzo Maresca nga mekato e janarit?

Ronaldo mungon në stërvitjen e Portugalisë, pas ndeshjes së parë pa minuta që nga 2008

Rey Manaj parakalon Kushtën dhe Salihin, barazon Sadikun dhe vihet në ndjekje të rekordit të Bogdanit

AS Roma ndalon Dybala dhe Molina të marrin pjesë në lamtumirën e Messit me Argjentinën

Barcelona vendos çmime rekord për El Clasicon


