Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
SPORT

Nëna e Ronaldos flet për largimin e tij nga kombëtarja: U përpoqa t’i jepja forcë

P
Piranjat 9 October 2026, 12:45 · 2 min lexim
Nëna e Ronaldos flet për largimin e tij nga kombëtarja: U

Nëna e Cristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, ka rrëfyer bisedën telefonike që pati me yllin portugez pas largimit të tij nga grumbullimi i kombëtares, duke zbuluar se ishte shqetësuar për situatën që po kalonte i biri.

Në një intervistë për revistën portugeze “TV 7 Dias”, Dolores tregoi se e kishte telefonuar Ronaldon për të kuptuar më shumë rreth asaj që kishte ndodhur, ndërsa ai i kishte kërkuar të mos shqetësohej.

“Pasi djali im u largua nga grumbullimi i kombëtares, e telefonova dhe ai më tha: ‘Mami, mos u shqetëso. Do ta tregoj të vërtetën kur të jemi të gjithë bashkë’”, rrëfeu ajo.

Dolores tha se ishte përpjekur ta qetësonte të birin dhe t’i jepte mbështetje, por vendimi përfundimtar i takonte atij.

“I thashë të qëndronte i qetë, por në fund ai e mori vendimin e tij. U përpoqa t’i jepja gjithë forcën time, por kjo nuk e ndryshoi asgjë”, u shpreh ajo.

Nëna e pesë herë fituesit të Topit të Artë theksoi se Ronaldo ka dhënë shumë për Portugalinë, por sipas saj, jo gjithmonë ka marrë vlerësimin që meriton.

“Cristiano i ka dhënë shumë Portugalisë dhe do të jetë gjithmonë aty. Ai ka qenë gjithmonë heroi i Portugalisë, por nuk i japin vlerësimin që meriton, në mënyrën që e meriton”, deklaroi Dolores.

Ajo pranoi se situata e kishte prekur emocionalisht dhe se kishte qarë, duke shtuar se ndonjëherë lotët ndihmojnë në çlirimin e emocioneve.

“Qava pak. Ndonjëherë, të qash të ndihmon të çlirosh atë që ndien. Duhet ta kalojmë këtë fazë”, përfundoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.