Neymar rikthehet në fushë me dopietë, Santos barazon 2-2 ndaj Flamengos

Neymar rikthehet në fushë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Ylli brazilian shënoi dy gola nga pika e bardhë, duke i dhuruar Santosit një barazim 2-2 ndaj Flamengos, kryesuesit të kampionatit brazilian.
Flamengo e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, falë golave të Danilos dhe Paquetás.
Por në pjesën e dytë, hyrja në fushë e Neymarit ndryshoi rrjedhën e takimit.
Pas një muaji jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshën e djathtë, 33-vjeçari tregoi se mbetet vendimtar.
Në minutën e 82-të, ai realizoi penalltinë e parë, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë shënoi sërish nga pika e bardhë, duke vulosur rezultatin 2-2.
Me këtë dopietë, Neymar arrin në kuotën e 18 golave që prej rikthimit te Santosi në janar të vitit 2025.
Barazimi ndërpreu serinë prej pesë fitoresh radhazi për të dyja skuadrat.
Flamengo mbetet në krye të renditjes me 61 pikë, ndërsa Santosi ngjitet në kuotën e 42 pikëve, në vendin e tetë.
Rikthimi i Neymarit është një sinjal pozitiv për Santosin, që shpreson te ylli brazilian për një mbyllje sa më të mirë të sezonit.
Lexo edhe
SPORT
Nga një pecetë në një miliard! Forbes vlerëson se aktualisht të ardhurat e Leo Messit janë 1.6 miliardë euro!

Sylvinho synon rikthimin në futbollin e klubeve: Europa është përparësia ime

Nëna e Ronaldos flet për largimin e tij nga kombëtarja: U përpoqa t’i jepja forcë

Juventusi dhe Woltemade: Si ndryshuan planet e Spallettit dhe pse u bë realitet ky transferim

Atmosferë e akullt te Real Madridi, raportohet për një tjetër përplasje fizike mes lojtarëve





