Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

Pas fitores me San Marinon, Shqipëria përgatitet për Finlandën, Maran pritet të ndryshojë formacionin

P
Piranjat 1 October 2026, 14:33 · 3 min lexim
Pas fitores me San Marinon, Shqipëria përgatitet për

Pas fitores me San Marinon, Kombëtarja tashmë përqendrohet te sfida e vështirë në transfertë ndaj Finlandës. Trajnerit Maran i rikthehet në dispozicion Klisman Cake dhe pritet të ndryshojë formacionin. Finlandezët kanë avantazh në ndeshjet direkte, por të shtunën në Helsinki pritet një tjetër histori për kreun e grupit.

Shqipëria nuk ka shumë kohë për të festuar fitoren 3-0 ndaj San Marinos, pasi tashmë gjithë fokusi është te sfida me Finlandën. Kuqezinjtë shkojnë në Helsink me 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para dhe me objektivin për të marrë një tjetër rezultat pozitiv në transfertë. 

Pas ndeshjes në San Marino, stafi i Rolando Maranit e ka ndarë punën sipas minutave të aktivizimit. Lojtarët që patën më shumë minuta zhvilluan një seancë rikuperuese, ndërsa pjesa tjetër e grupit ndoqi një program të plotë fizik dhe taktik. Një lajm i rëndësishëm është rikthimi i Klisman Cake, i cili është rikuperuar dhe është sërish i gatshëm për trajnerin italian.

Maran mund të bëjë ndryshime në formacion, edhe për shkak të ngarkesës së tre ndeshjeve brenda një periudhe të shkurtër. Në sfidën me San Marinon ai kishte ndryshuar disa pozicione në krahasim me Bjellorusinë, duke aktivizuar nga minuta e parë edhe debutuesin Arlind Sina, ndërsa në mbrojtje u rikthye Mario Mitaj. 

Në krahun tjetër, Finlanda ka grumbulluar 4 pikë pas dy ndeshjeve, ndaj sfida në Helsinki mund të ketë peshë të veçantë për kreun e grupit C1. Shqipëria kryeson me 6 pikë, ndërsa Finlanda është ndjekësja e parë me 4.

Shqipëria dhe Finlanda janë takuar 7 herë, me 4 fitore të finlandezëve, 1 barazim dhe 2 fitore të kuqezinjve. Përballja e fundit është luajtur më 7 janar 2002 dhe përfundoi 1-1, ndërsa fitorja e fundit e Shqipërisë ndaj Finlandës daton në vitin 1980, kur kuqezinjtë triumfuan 2-0 në Tiranë. Pas më shumë se dy dekadash, dy skuadrat rikthehen përballë njëra-tjetrës në një ndeshje zyrtare. Ndeshja do të luhet të shtunën, më 3 tetor, në orën 15:00.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.