Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si 'gardian rezervë' ndaj Izraelit

Mbrojtësi Jimmy Dunne (28) është emëruar si një nga dy portierët rezervë të kombëtares së Irlandës për ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Izraelit këtë të diel (ora 20:45) në Hungari.
Në fakt, rregulloret e UEFA-s kërkojnë që ekipet të regjistrojnë të paktën tre portierë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, dhe për këtë arsye Federata Irlandeze e Futbollit u desh të gjente një zgjidhje të improvizuar për të kompensuar tërheqjen e Gavin Bazunut.
Portieri u tërhoq nga skuadra kombëtare për këto dy ndeshjeje (një ndeshje e dytë do të zhvillohet në Serbi më 4 tetor) për shkak të luftës në Gaza.
"Vendimi im bazohet vetëm në bindjen time personale se vrasja e njerëzve të pafajshëm është e padrejtë. Është e rëndësishme të sqarohet se qëndrimi im nuk drejtohet kundër popullit izraelit apo komunitetit hebre, por kundër mizorive të kryera në rajon", shpjegoi Bazunu në llogarinë e tij në Instagram.
Lexo edhe
SPORT
"Rasti Malago" në Itali, Ceferin: "Ndërhyrjet e politikës e dëmtojnë besimin e UEFA-s"

Zidane bën rotacion te Franca, me gjasa Diouf dhe Da Cunha kanë një shans ndaj Belgjikës

Zhgënjimi i kapitenit: Penalltia e humbur e Harry Kane ndryshoi gjithçka për Anglinë

930 milionë euro! Klubet e Premier League duan ta fundosin Manchester Cityn!

Manaj pas Bjellorusisë: “Maran ndryshe nga Sylvinho, shpresoj të shënojmë më shumë”

Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës

“Muçi është një lojtar i rëndësishëm për ne”, Maran: Hoqëm peshën mbi supe për humbjet e qershorit!

Thirrjet për Muçin “pushtojnë” stadiumin, ja çfarë ndodhi pas golit nga ylli i Kombëtares





