Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
SPORT

Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush janë 11 “luftëtarët” që do kërkojnë me çdo kusht 3 pikët

P
Piranjat26 September 2026, 20:28 · 2 min lexim
Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush

Është dita e Shqipërisë! Kuqezinjtë zbresin në orën 20:45 në “Air Albania”, ku do të hapin zyrtarisht fushatën e re në Ligën e Kombeve. Objektivi është i qartë: ngjitja në Ligën B dhe një start sa më bindës në këtë kompeticion.

Përballë do të jetë Bjellorusia, ndërsa Shqipëria hyn në këtë duel si favorite për të marrë tri pikët. Trajneri Rolando Maran ka vendosur tashmë për formacionin titullar, duke mos rezervuar surpriza të mëdha, edhe për shkak të problemeve me dëmtimet që kanë shoqëruar kuqezinjtë gjatë grumbullimit.

Një nga lajmet më të rëndësishme është rikthimi i Etrit Berishës në portë, ndërsa në formacionin titullar është edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi, i cili aktualisht është pa klub, është stërvitur me Vllazninë për të ruajtur formën fizike.

Në krahun e majtë pritet të luajë Pilo, ndërsa në mesfushë dhe në repartin ofensiv Maran ka ruajtur zgjedhjet e pritshme. Sytë do të jenë veçanërisht te Ernest Muçi, i cili vjen në këtë grumbullim si një nga lojtarët më në formë të Kombëtares.

Nga ana tjetër, tekniku italian ka vendosur të lërë jashtë formacionit emra të rëndësishëm si Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani.

Tashmë gjithçka është gati. “Air Albania” pritet të ndizet për kuqezinjtë, ndërsa Shqipëria kërkon ta nisë me këmbën e mbarë rrugëtimin drejt objektivit të madh: Ligës B.


20:45 – Shqipëri-Bjellorusi. Koha për të folur në fushë!

Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush

Publikohen formacionet zyrtare, Maran e nis me revolucion në sulm; kush

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.