Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Jeta e Veliajt është në rrezik nga Rama dhe Balluku Jorgo Goro i drejtohet Kushtetueses, kërkon pezullimin e dënimit dhe konfiskimit të pasurisë Italianët protestë kundër buxhetit të Melonit! Sindikatat kundërshtojnë shkurtimet dhe politikat fiskale Modeli KAYO edhe në shëndetësi/ Klodiana Spahiu firmos projektin që refuzoi Evis Sala Berisha zhvillon sot në orën 18:00 ‘Foltoren e Ripërtëritjes’ me katër degë të PD në Tiranë Putin u bën thirrje ukrainasve të bashkohen me Rusinë: Ejani në anën e duhur të historisë! I bëri letër Ballukut nga burgu, drejtoria e burgjeve kontroll blic në qelinë e Veliajt, kryebashkiaku: Lap... Historia pas pikturës së Van Gogh që u shit për rreth 200 mln dollarë Denoncimi i fortë nga Lezha/ Mjekët fotografohen duke konsumuar birra në lokal, ndërsa një pacient priste n... GTA 6 thyen rekordet që në ditën e parë, 2.36 miliardë dollarë të ardhura dhe 24.5 milionë kopje të shitura... Shorti i Ligës së Kombeve, Spanja përballet me Francën, Anglia sfidon Norvegjinë në çerekfinale Estonia mbyll kufirin me Rusinë
SPORT

Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët vazhdojnë ngjitjen në pozita

P
Piranjat 5 October 2026, 18:10 · 2 min lexim
Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët

Kosova ka vendosur rekord të ri në renditjen e FIFA-s. Pas ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve, Dardanët janë ngjitur në pozitën e 76-të në botë, duke regjistruar renditjen më të mirë në historinë e tyre.

Rekordi i mëparshëm ishte pozita e 78-të, të cilën Kosova e kishte arritur në vitin 2026. Në renditjen zyrtare të korrikut, Dardanët ishin pikërisht në vendin e 78-të, ndërsa tash kanë bërë edhe dy hapa të tjerë përpara. Kosova ka kaluar Izraelin dhe Bolivinë në renditjen e përgjithshme.

Ngritja është edhe më e dukshme nëse krahasohet me vitet e kaluara. Kosova e mbylli vitin 2025 në pozitën e 80-të, ndërsa në fund të vitit 2024 ishte e 99-ta.

Në vitin 2023 ishte në vendin e 101-të, kurse në vitin 2022 në pozitën e 107-të.

Kështu, brenda vetëm katër viteve, Kosova është ngjitur nga pozita e 107-të në 76-tën, ndërsa nga viti 2017, kur ishte në vendin e 177-të, përparimi është edhe më i madh.

Ky rekord i ri vjen pas një serie rezultatesh në Ligën e Kombeve, ku Kosova mori pesë pikë në katër ndeshjet e para dhe aktualisht mban pozitën e dytë në grup.

Dardanët do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje në nëntor, ndaj Izraelit dhe Irlandës, me mundësinë për ta përmirësuar edhe më tej pozitën në renditjen botërore. 

Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.