“Të gjithë duhet të kujdesen për veten”, Kane mbron Declan Rice për tërheqjen nga Anglia

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i ka dalë në mbrojtje mesfushorit të Arsenalit, Declan Rice, që u tërhoq nga skuadra për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.
Rice u la jashtë skuadrës së Thomas Tuchel pasi e informoi trajnerin e Anglisë për vendimin e tij, me Kane që zbuloi se mesfushori e kishte kontaktuar personalisht atë për t'i shpjeguar situatën.
Sulmuesi i Bayern Munich tha se e kupton sa i vështirë mund të jetë kalendari për lojtarët e Premier Ligës, veçanërisht pas një vere të vështirë, dhe beson se çdo lojtar duhet të kujdeset për mirëqenien e vet.
"Shikoni, secili ka situatën e vet. E di sa e vështirë ishte vera dhe e di veçanërisht në Premier League sa i lodhshëm është ky kalendar. Unë jam në një situatë tjetër tani, kam pushimet dimërore dhe kam momente për t'u rimbushur dhe për t'u rifreskuar. Disa lojtarë nuk e kuptojnë këtë."
"Të gjithë duhet të kujdesen për veten dhe ta vënë veten në vend të parë, dhe unë u besoj të gjithë djemve. Fola me Decin dhe e di që ai bën shumë për klubin dhe vendin, kështu që e di sa shumë jep dhe e di që ka kohë që po vuan nga problemet e tij."
"Nuk kam folur me Cole, jo. Dec më kontaktoi personalisht. Më dërgoi një mesazh, thjesht më shënoi një zë. Ata nuk kanë pse të flasin me mua. E di që folën me trajnerin, kështu që, po, kjo varet nga lojtarët."
"Dikush si Dec duhet të rregullojë veten dhe të rifreskohet, dhe ai ka ndeshje të mëdha për klubin, ndeshje të mëdha për vendin që po vijnë. E dini, ka situata ku duhet të bësh atë që duhet të bësh, dhe kjo është midis trajnerit dhe lojtarit", ka thënë Kane.
Lexo edhe
SPORT
Ancelotti: “Talentet brazilianë kalojnë parakohe në Europë dhe për pasojë nuk luajnë!”

Klopp para sfidës ndaj Holandës: Nervoz për debutimin tim? Nuk kisha kohë

“Do të largohem kur të mos më duan më”/ Ronaldo nuk ka ndërmend të tërhiqet: Kam dy objektiva, 1000 golat

Daku dhe Seferi: Do shihni një ekip sulmues, Maran na bën të rëndësishëm

Kosova, Avdullahu: Respekt për Irlandën, por duam fitore!





