Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është... Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet
SPORT

Tevez synon të bashkojë Messin dhe Ronaldon në të njëjtën skuadër për ndeshjen e lamtumirës

P
Piranjat 9 October 2026, 14:48 · 2 min lexim
Tevez synon të bashkojë Messin dhe Ronaldon në të

Carlos Tevez synon të bashkojë dy legjendat e futbollit Kristiano Ronaldon dhe Lionel Messin në një skuadër, në ndeshjen e tij të lamtumirës. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga lojëtarët, por në rast se një gjë e tillë realizohet, do të ishte një prej ngjarjeve më të vecanta të futbollit. 

Një ëndërr e paplotësuar e futbollit mund të bëhet realitet! Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dy prej figurave më të mëdha në historinë e këtij sporti, mund të luajnë për herë të parë në të njëjtën skuadër, në një ndeshje që do të ishte historike.

Ideja vjen nga ish-futbollisti argjentinas Carlos Tevez, i cili synon të organizojë ndeshjen e tij të lamtumirës në stadiumin legjendar “La Bombonera”, në fund të vitit 2026. 

Do ta gjej vetë Cristianon”, u shpreh Tevez, duke lënë të kuptohet se do të bëjë gjithçka për ta bindur portugezin të marrë pjesë në këtë takim. 

Sipas raportimeve të medias argjentinase, Infobae, projekti ka marrë edhe miratimin e Juan Román Riquelmes, ndërsa data e përfolur për zhvillimin e këtij spektakli është 20 dhjetori.

Lidhja e Tevezit me të dy yjet e futbollit është e veçantë. Me Messin, ai ka luajtur 47 ndeshje në përfaqësuesen e Argjentinës, ndërsa me Cristiano Ronaldon ka ndarë fushën në 80 takime me fanellën e Manchester United.

Një ribashkim i tillë do të ishte një moment i rrallë për tifozët, të cilët për më shumë se dy dekada kanë shijuar rivalitetin mes dy ikonave të futbollit modern.

Për momentin, pjesëmarrja e Ronaldos dhe Messit mbetet një synim i organizatorëve dhe jo një konfirmim zyrtar. 

Megjithatë, nëse projekti realizohet, “La Bombonera” mund të bëhet skena e një prej imazheve më të veçanta në historinë e futbollit: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, këtë herë jo përballë njëri-tjetrit, por krah për krah, në të njëjtën skuadër.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.