Vëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, përsëritet rekordi i vitit 1915

Italia po përballet me Turqinë në Bursa, në një ndeshje që po shënon një moment historik për kombëtaren italiane.
Pio Esposito është në formacionin titullar, ndërsa përkrah tij në repartin ofensiv është rreshtuar edhe vëllai i madh, Sebastiano.
Kështu, për herë të parë që nga viti 1915, dy vëllezër startojnë së bashku për Italinë. Rasti i fundit ishte ai i Aldo dhe Luigi Ceveninit, të cilët luajtën nga minuta e parë ndaj Zvicrës në fitoren 9-4.
Familja Esposito po vendos edhe një tjetër rekord. Me debutimin e Sebastianos, të tre vëllezërit e familjes kanë luajtur për Italinë në nivel senior.
Salvatore Esposito, 25 vjeç, debutoi në vitin 2022, ndërsa Pio, 21 vjeç, është tashmë pjesë e përfaqësueses. Sebastiano, 24 vjeç, po zhvillon paraqitjen e tij të parë me fanellën e Italisë.
Në këtë mënyrë, Espositot bëhen familja e parë me tre vëllezër që kanë luajtur për Italinë në nivel senior.
Lexo edhe
SPORT
"Dorëheqje, Dorëheqje"! Tifozët turq kundër trajnerit Montela, ikën presidenti nga stadiumi

Videoja që i kushtoi Icardit heqjen e patentës deri në vitin 2099

Kuqezinjtë duan vendin e parë, Gjimshiti: Ndaj San Marinos vetëm me 100%

Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

“Jemi të fokusuar 100%”, Gjimshiti: Nuk nënvlerësojmë San Marinon, duhet të japim maksimumin





