VIDEO/ Gjesti i jashtëzakonshëm i futbollistit që i shpëtoi jetën një tifozi

Një futbollist nuk është i madh vetëm sepse thjesht “vallëzon” me topin në fushën e lojës, por edhe sepse dallohet për karakterin e tij. Andy Escudero nuk ishte një emër i njohur gjerësisht për publikun e futbollit jashtë Spanjës.
Ai e nisi karrierën në akademinë e Atlético Madridit, por nuk luajti kurrë me ekipin e parë. 27-vjeçari ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në kategorinë e tretë spanjolle (Primera Federación), ku luan edhe këtë sezon me skuadrën e Hércules të Alicante-s.
Të shtunën në mesditë, Hércules priti Real Jaén për javën e gjashtë të kampionatit. Gjatë pjesës së dytë të ndeshjes, një tifoz vendas nuk u ndje mirë, ndërsa pjesa tjetër e publikut kërkoi ndihmën e stafit mjekësor të stadiumit.
Menjëherë, njëra prej mjekeve nisi të vraponte drejt tribunës ku ndodhej tifozi, duke mbajtur me vete çantën e saj, e cila përmbante edhe një defibrilator. Escudero e kuptoi se mjekja po e kishte të vështirë të arrinte në vendngjarje për shkak të peshës së çantës dhe nuk u mendua gjatë.
Ai i mori mjekes çantën me pajisjet mjekësore dhe vrapoi me shpejtësi drejt tribunave ku ndodhej tifozi, duke arritur ta dorëzonte në kohë. Kjo i mundësoi edhe mjekes të mbërrinte më shpejt dhe t’i jepte tifozit ndihmën e parë.
Shpejtësia e reagimit dhe njerëzia e tij ishin të admirueshme, ndërsa tifozët e pranishëm në stadiumin “José Rico Pérez” e duartrokitën fuqishëm për veprimin e tij. Ndërkohë, emri i tij tashmë përmendet si një nga favoritët për çmimin Fair Play të këtij viti. /PiranjatNews/
View this post on Instagram
Lexo edhe
SPORT
Rekord i ri për Kosovën në renditjen e FIFA-s, Dardanët vazhdojnë ngjitjen në pozita

Ndeshja miqësore ndaj Ukrainës/ Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet

Grupi elitar/ Italia përballë Turqisë, Franca sfidon Belgjikën

Valon Berisha i jep lamtumirën përfaqësueses së Kosovës

Nga i përjashtuar te lideri i Anglisë, Bellingham shpërthen: Mund të bëhet një nga më të mëdhenjtë





