VIDEO/ Portieri refuzon të mbrojë penalltinë

Portieri refuzoi të priste penalltinë në shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit për të akorduar një 11-metërsh të diskutueshëm.
Skuadra boliviane Atletico Independiente siguroi fitoren 3-2 ndaj rivalëve të Wilstermann Cooperativas, me një penallti të shënuar në minutën e 25-të shtesë. Vonesa e pabesueshme u shkaktua nga debatet e lojtarëve me arbitrin Carlos Arteaga për vendimin e tij të diskutueshëm.
Portieri i Wilstermann, Gustavo Tesonotte, u ndëshkua me penallti pasi arbitri pretendoi se ai kishte faulluar një sulmues, teksa ky i fundit po përpiqej ta kalonte në zonën e rreptësisë. Vendimi dukej qartësisht i ashpër, pasi Tesonotte nuk dukej se kishte pasur fare kontakt me lojtarin.
Ai dukej se kishte prekur topin dhe u tërbua kur arbitri akordoi penalltinë. Tesonotte dhe shokët e tij të skuadrës te Wilstermann rrethuan Arteagën në shenjë proteste, ndërsa debati zgjati për plot 20 minuta.
Pavarësisht protestave, arbitri qëndroi i palëkundur në vendimin e tij dhe refuzoi ta ndryshonte akordimin e penalltisë.
Tesonotte vendosi të protestonte në mënyrë simbolike gjatë ekzekutimit të 11-metërshit dhe qëndroi në të djathtë të portës, pranë shtyllës.
Kjo i dha mundësinë Ernesto Adirit të shënonte lehtësisht nga pika e bardhë dhe t’i siguronte fitoren skuadrës vendase. /PiranjatNews
Lexo edhe
SPORT
Nations League/ Zvicra pa Xhakën, kush luan në vend të tij

E bujshme/ David Alaba transferohet te skuadra e Udineses

E çuditshme por e vërtetë! Fabregas është tani trajneri më jetëgjatë në Serinë A

Dy herë portieri më i mirë i Serie A, por pa kombëtare: Historia e pazakontë e Svilar

A ka Vatikani një ligë futbolli? Kush luan dhe ku garojnë punonjësit e Papës?





