“Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Kreu i PD bllokon foltoren
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e cilësoi Ballën si person të lidhur me krimin, ndërsa shkoi deri aty sa e etiketoi atë me termin ‘kriminel’. “Pas parlamentit të 45-ës, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar […]

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ai e cilësoi Ballën si person të lidhur me krimin, ndërsa shkoi deri aty sa e etiketoi atë me termin ‘kriminel’.
“Pas parlamentit të 45-ës, ky është parlamenti më kriminal që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri. Nëse në 45 zunë vend në këtë sallë vrasës serialë, sot në këtë sallë janë krikminelë ordinerë, trafikant, porositës vrasës, njëri prej tyre Taulant Bego Yaris, me disa mbiemra. Dokumentet shtetërore për këtë kriminel që porosit vrasje tregojnë se në 2017 një gjykatëse faqezezë dhe një prokuror faqezi zhdukën regjistrimet që faktojnë se krimineli Taulant Balla kishte porositur vrasje. Pas vazhdoi porositë për vrasje. Çojë kokën, çojë kokën lart. Se çon dot se ke fytyrën e kriminelit. Ky është personi që poshtë dokumenteve shtetërore…i atillë është ai. Ky e ka vendin në burg. Telefoni i tij është 399, me të cilin janë porositur vrasje. Me aferën Bego Yarsit, është regjistruar kur si ministër…ça i thotë ajo…Shqiptarët duhet të kuptojnë se ky është parlament krimi për tju përcjellë ju në kanalet e zeza të historisë. Mos ik se shqiptarët duan t’i shohin dokumentet. Më 20/2/2020 Target informon Pinin se kishin rënë dakord mes tyre që mos t’i kërkonin Taulant Bego Yarsit…Taos, për ty o kriminel…. I thotë; kemi rënë dakord me Taon. Asnjë tender përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky sms iu përcoll kriminelit Tao dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao iu përgjigj kësaj garancie.”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
“Protesta e drejtë hyjnore”/ Alizoti: Akti për tubimet skandaloz, më keq se në komunizëm dhe në nazizëm. Do nxisni revoltën

Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin...

Nis seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj p...

Petro Gjikuria: Tavo rrit taksat për himarjotët, ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë

Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës

Veliaj dhe Spiropali sfidojnë Ramën, por jo dominimin e tij në PS

Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite





