Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar... Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë? Inteligjenca artificiale kopjon videot në rrjetet sociale, krijuesit denoncojnë vjedhjen e përmbajtjes Shpërthim me lëndë plasëse në verandën e një banese në Lezhë, çfarë thotë policia E TRISHTË, pas 10 ditësh në luftë për jetën, 14-vjeçarja jep frymën e fundit te “Trauma”, u vetëhodh nga pa... Moti i keq, pezullohen lundrimet me traget nga Vlora drejt Italisë Vrasja e “Papagallit” në Greqi, zbardhet dëshmia e bashkëpunëtorit: Kisha frikë t’i thoja jo
AKTUALITET

Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetarët

Për herë të parë në të gjithë Shqipërinë është pezulluar shërbimi i transportit publik nga ora 05:30 deri në orën 08:00.  Në një prononcim për median...

P
Piranjat26 November 2026, 10:33 · 2 min lexim
Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës

Për herë të parë në të gjithë Shqipërinë është pezulluar shërbimi i transportit publik nga ora 05:30 deri në orën 08:00.

 Në një prononcim për median Shoqata e Transportit Publik deklaroi se ndërprerja e shërbimit është për qytetarët pasi rritja e TVSh-së sjell automatikisht rritjen e biletës për ta.

“Rritja e TVSH-së automatikisht shkon në rritjen e çmimit të biletës. Transporti publik nuk është mjet luksi por mjet i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët e duhet të përfshihet në shportën e paketës fiskale të produkteve bazë. Të shkojë në 6% siç janë dhe produktet ushqimore. Për qytetarët është shumë e domosdoshme që çmimi i biletës të mos ndryshojë dhe të mbetet në këto nivele. Të implementohet si në vendet e rajonit. Shpresoj që sot të merren në konsideratë kërkesat tona dhe në parlament të diskutohet ulja e TVSH për këtë sektor” tha një përfaqësues i kësaj shoqate.

Shoqatat e transportit e ndërmorën këtë vendim në shenjë proteste ndaj propozimit për rritjen e TVSH-së nga 20 në 21 për qind. Operatorët thonë se kjo do të sillte shtrenjtimin e biletës dhe kërkojnë që TVSH-ja për transportin publik të ulet në 6 për qind.

Në Tiranë, ndërprerja e urbanëve në orarin kur qytetarët nisen për punë dhe nxënësit për në shkollë solli kaos në stacione.

 Edhe pas orës 08:00, kur ishte paralajmëruar rifillimi i shërbimit, autobusët mbërritën me vonesë. Grumbuj qytetarësh prisnin ende në stacione dhe u përplasën për të hipur në urban. Pezullimi i flotës së urbanëve solli trafik të rënduar në disa akse kryesore të Tiranës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.