Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër... Sonte përballja e titanëve europianë Gjermani-Holandë ‘Japin pak dhe marrin shumë’/ Zhupa: Buxheti i Ramës, mekanizëm për vjedhje dhe blerje votash Pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë/ Igli Tare mes emrave në dosjen e dorëzuar për gjyki... Dosja Balluku në gjykatë/ Kush janë 25 personat dhe dy kompanitë e tjera të pandehura nga SPAK? 10 tenderat... REL: Kënga nacionaliste serbe në koncertin e BE-së, gabim njerëzor apo provokim ndaj Kosovës? UEFA po shqyrton kandidaturën e Luis Figos kundër Infantinos për president të FIFA-s Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut
POLITIKE

Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën dhe shkeljen e të drejtave të protestuesve

P
Piranjat16 November 2026, 18:52 · 2 min lexim
Tabaku takim me përfaqësues të OKB-së, denoncon dhunën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti në një takim me përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) shqetësime për dhunën e policisë ndaj protestuesve dhe për trajtimin e qytetarëve në komisariate.

Në qendër të diskutimit ishin përdorimi i tepruar i forcës, shoqërimet në polici dhe respektimi i të drejtave të të miturve e të personave me aftësi të kufizuara.

Tabaku paraqiti shqetësimet pas vizitave në bllokun e sigurisë për ditë me radhë gjatë protestave të studentëve ku ajo dhe kolegët e PD-së kanë konstatuar drejtpërdrejt gjatë vizitave, ku kanë takuar protestues të arrestuar. Ajo e lidhi diskutimin për të drejtat e njeriut me rastet konkrete të trajtimit të tyre në ambientet policore.

Sipas deputetes, mbi 1 000 persona janë shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo tha se, në shumicën e rasteve, të miturit janë detyruar të firmosin një dokument pa praninë e prindërve apo të psikologut, duke e ngritur këtë praktikë si një shqetësim të veçantë për respektimin e të drejtave të tyre.

Një tjetër çështje që Tabaku parashtroi ishte trajtimi i personave me aftësi të kufizuara. Sipas saj, ka pasur raste kur këta persona janë arrestuar dhe mbajtur në qeli në kundërshtim me ligjin.

Për përdorimin e forcës gjatë protestave, Tabaku denoncoi përdorimin e plumbave të gomës në lartësinë e fytyrës së protestuesve. Ajo ngriti shqetësimin edhe për përdorimin e tepruar të gazit ndaj qytetarëve, duke theksuar se, sipas saj, ai është përdorur pa dallim.

Ajo theksoi se ligji i qeverisë kundër tubimeve është kundër konventave për të drejtat e njeriut dhe Kushtetutës së Shqipërisë!

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.