Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani lëndohet gjatë ndeshjes së futbollit kundër gazetarëve... “Jep dorëheqjen. Kriminelë, hajdutë”/ Kryeministri pritet me protesta nga qytetarët pas Asamblesë së PS, Ra... Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës ‘Mund të mos kthehet më si më parë’/ Jamal Musiala është një çështje te Bayerni, problem është edhe...... Zelensky kundërpërgjigjet pas deklaratës së Trumpit: Për ne, Putini është armik dhe vr*sës Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt?... Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të pë... Rama paralajmëron socialistët në Asamblenë e Tiranës: Kush nuk kryen detyrat, nuk ka vend në PS! “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: ... BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë! “Buxheti duhet t’i shërbejë shqiptarëve jo klientelës së Ramës”/ Tedi Blushi prezanton 7 amendamentet e Par...
POLITIKE

“Taksa e qarkullimit tek makinat, ndëshkim madhor për qytetarët”, Berisha: Premtimi ynë është ky, nafta nuk do jetë kurrë më e shtrenjtë se në Kosovë dhe në Maqedoni

P
Piranjat21 November 2026, 13:31 · 2 min lexim
“Taksa e qarkullimit tek makinat, ndëshkim madhor për

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se nafta në Shqipëri, pasi demokratët të kenë ardhur në pushtet, do të zbritet në nivelin e çmimeve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Nafta në stacionet e saj në Shqipëri nuk do të mund të shitet kurrë me një çmim më të lartë se këto dy vende, çfarë do të thotë të paktën 40% më lirë se sot. Ky është premtimi ynë”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit në rrjetet sociale.

Pjesë nga bashkëbisedimi

Albano Stolaj: Doktor, përshëndetje! Ju keni kritikuar taksat e larta mbi karburantet dhe koston e energjisë. Cilat janë masat e para fiskale që do të ndërmerrte një qeveri e drejtuar nga Partia Demokratike për të ulur koston e jetesës dhe për të mbështetur biznesin?

 

Sali Berisha: Së pari, meqë e filluam me karburantin, ne kemi një premtim solemn: vendosjen e taksës së karburantit në ato nivele që e kanë dy vendet fqinje, Kosova dhe Maqedonia, dhe asnjë qindarkë më shumë. Nafta në stacionet e saj në Shqipëri nuk do të mund të shitet kurrë me një çmim më të lartë se këto dy vende, çfarë do të thotë të paktën 40% më lirë se sot. Ky është premtimi ynë.

Ajo që ka bërë Edi Rama me transferimin e taksës së qarkullimit tek makinat është një ndëshkim madhor dhe i pamerituar i një shumice të madhe qytetarësh, të cilët kanë një shpenzim minimal nafte në vit për shkak të përdorimit të kufizuar të makinave. Ato detyrohen të paguajnë taksë njëlloj si oligarkët, njëlloj si pasunarët e vendit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.