Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës Aksidentet rrugore në rritje, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për përkeqësimin e sigurisë Stuhi historike në SHBA, New York-u përballet me përmbytje, erëra të forta dhe kaos në fluturime Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike EMRAT/ Kallashnikovë dhe maska silikoni, 4 të arestuar në Fier e Lushnjë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në ... 302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren... Vodhi në familjen mbretërore/ DAILY MAIL: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite Erion Veliaj emëron Halit Valterin në krye të IMT-së në Bashkinë e Tiranës 1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim EMRAT/ Po transportonin 4 thasë me kanabis në Laç, arrestohen dy persona Deputeti Erald Kapri paraqitet në SPAK
AKTUALITET

Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës dhe zonat përreth kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor,

P
Piranjat27 November 2026, 12:22 · 1 min lexim
Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Vlorës dhe zonat përreth kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor, veçanërisht në disa akse në periferi të qytetit.

Si pasojë e reshjeve, herë pas here me intensitet të lartë, në disa rrugë është krijuar prezencë e konsiderueshme e ujit, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.

Situata paraqitet problematike pranë mobilerisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ku është konstatuar grumbullim i madh i ujit. Ndërkohë, rruga që të çon drejt Pyllit të Sodës raportohet e bllokuar, pasi niveli i ujit të akumuluar e ka bërë të pamundur kalimin normal të automjeteve.

Reshjet e vazhdueshme kanë rikthyer shqetësimin për përmbytjet në disa zona të qytetit bregdetar, ku në raste të tilla problematika bëhet më e theksuar për shkak të grumbullimit të ujërave në akset rrugore.

Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në këto zona këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe, nëse është e mundur, të shmangin segmentet e prekura nga prezenca e ujit deri në përmirësimin e situatës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.