Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shkon në 48 numri i të lënduarve gjatë protestës së 28 Nëntorit, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë... Protesta në mediat ndërkombëtare: Zemërimi ndaj Ramës po rritet MedAL/ Reforma që deformon tregun e barnave dhe rrezikon pacientët 114-vjetori i Pavarësisë/ Begaj: Protesta e drejtë kushtetuese, por dhuna dhe shkatërrimi nuk janë zgjidhja... Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë nderuan flamurin me një protestë madhështore, qëndresë epike kundër nark... Ministria e Shëndetësisë jep bilancin e të lënduarve në protestë. Ja sa policë dhe qytetarë u plagosën ... “Pakënaqësitë kundër qeverisë, akuza për korrupsion”/ “Reuters” jehonë protestës: Revolta në Shqipëri merr ... Protesta sfidon masat represive të Ramës dhe Gjykatën Kushtetuese “Merre, merre”/ Policia ndërhyn në sheshin “Skënderbej”, shoqëron një protestues Protestuesit pajisen me mburoja të ngjashme me ato të policisë, imitojnë lëvizjet e efektivëve pranë selisë... VIDEO/ Po ndihmonte qytetarin, policia sulmon me spraj me piper Florjan Binajn Tensionet pushtojnë Bulevardin, policia ndërhyn ndaj protestuesve edhe me dronin që hedh gaz lotsjellës
BOTA

Të joshur nga premtimi për punë në Europë, përfundojnë në frontin e luftës në Ukrainë/Si rekrutohen të rinjtë për ushtrinë ruse…

U nis nga Kolumbia me ëndrrën për të punuar si berber në Spanjë, por përfundoi në frontin e luftës në Ukrainë, duke luftuar për ushtrinë ruse

P
Piranjat28 November 2026, 21:35 · 4 min lexim
Të joshur nga premtimi për punë në Europë,

U nis nga Kolumbia me ëndrrën për të punuar si berber në Spanjë, por përfundoi në frontin e luftës në Ukrainë, duke luftuar për ushtrinë ruse. Historia e 22-vjeçarit Jhon është një nga rastet që hedhin dritë mbi rrjetet e rekrutimit të shtetasve të Amerikës Latine për nevojat ushtarake të Moskës.

Gazeta britanike “The Times” i ka kushtuar një investigim fenomenit, duke sjellë historinë e Ceneida Muñoz, një nëne kolumbiane që përshkoi mijëra kilometra deri në Moskë për të shpëtuar të birin.

I riu kishte pranuar një ofertë pune në TikTok, por përfundoi në Rusi, ku nënshkroi një kontratë ushtarake në një gjuhë që nuk e kuptonte. Ai u plagos nga një sulm me dron gjatë misionit të parë në front.

Përballë mundësisë që i biri të dërgohej sërish në luftë, nëna udhëtoi drejt Moskës dhe u përball me drejtuesit ushtarakë rusë. Tashmë 22-vjeçari ka kërkuar largimin nga ushtria dhe është në pritje të një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Rasti i tij nuk është i izoluar. Një raport i organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ka dokumentuar metoda mashtruese të rekrutimit të shtetasve të huaj në ushtrinë ruse, me Kubën dhe Kolumbinë që janë shndërruar në dy prej qendrave kryesore të rekrutimit në Amerikën Latine.

Nëpërmjet rrjeteve sociale dhe kompanive ndërmjetëse, qytetarëve u ofrohen vende pune si punonjës sigurie, kuzhinierë apo punonjës në sektorë të ndryshëm civilë. Pagat e larta dhe shpërblimet financiare për nënshkrimin e kontratave janë ndër elementët kryesorë që përdoren për t’i joshur.

Një investigim i medias së pavarur ruse “iStories”, në bashkëpunim me gazetarë peruanë, ka zbuluar se një 55-vjeçari nga Peruja i ishte premtuar një pagë mujore prej 2,800 eurosh dhe një shpërblim prej 20 mijë eurosh për nënshkrimin e kontratës. Ai besonte se do të punonte duke ruajtur kontejnerë.

Familjarët e shtetasve të tjerë peruanë kanë denoncuar raste të ngjashme, duke deklaruar se të afërmit e tyre kishin nënshkruar kontrata në gjuhën ruse, pa kuptuar detyrimet që merrnin përsipër.

Amnesty International ka kërkuar që shtetasit e huaj të rekrutuar nëpërmjet mashtrimit në ushtrinë ruse të trajtohen si viktima të trafikimit të qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme të Kolumbisë, të publikuara në qershor, 173 shtetas kolumbianë kishin humbur jetën dhe 670 rezultonin të zhdukur në kuadër të luftës ruso-ukrainase, në të dyja kampet.

Ndërkohë, autoritetet peruane kanë raportuar se 25 shtetas të tyre kanë humbur jetën duke luftuar për Rusinë, ndërsa 187 rezultojnë të zhdukur.

Moska, nga ana tjetër, mohon përfshirjen në skemat e rekrutimit përmes mashtrimit, duke argumentuar se legjislacioni rus u lejon shtetasve të huaj të nënshkruajnë vullnetarisht kontrata me forcat e armatosura.

Teksa lufta në Ukrainë ndodhet në vitin e saj të pestë, nevoja për personel ushtarak ka bërë që rekrutimi i luftëtarëve të huaj të shtrihet shumë përtej kufijve të Europës. Për shumë familje në Amerikën Latine, një ofertë pune jashtë vendit është shndërruar në një tragjedi, ndërsa kërkimet për të afërmit e zhdukur vazhdojnë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.