Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës Shteti braktis të moshuarit, 80% e tyre nuk përballojnë dot një kujdestar Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur “Askush nuk është mbi ligjin, zbatojeni në mënyrë të barabartë” – Ambasada e SHBA zbulon fjalën e Eric Wend... Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara... Përplasen 3 makina në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre një i mitur “Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe
BOTA

Të paktën 14 të vrarë, mes tyre fëmijë, nga sulmi me dronë në Sudan, plagosen 15 persona

Të paktën 14 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë në qytetin Al-Damazin, në juglindje të Sudanit. Nga bombardimi, që dyshohet se u krye nga Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), mbetën të plagosur edhe 15 persona. Sipas një burimi mjekësor në spitalin e Al-Damazin, i cili foli […]

P
Piranjat25 November 2026, 14:27 · 3 min lexim
Të paktën 14 të vrarë, mes tyre fëmijë, nga sulmi

Të paktën 14 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një sulmi me dronë në qytetin Al-Damazin, në juglindje të Sudanit. Nga bombardimi, që dyshohet se u krye nga Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), mbetën të plagosur edhe 15 persona. Sipas një burimi mjekësor në spitalin e Al-Damazin, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë AFP, dronët goditën tre banesa fqinje të martën në mbrëmje, duke shkaktuar viktima në mesin e banorëve, përfshirë fëmijë.

Ndërkohë, organizata Lawyers of Emergency, e cila dokumenton shkeljet dhe dhunën gjatë konfliktit në Sudan, raportoi se numri i viktimave nga sulmi mund të jetë 19. Një burim ushtarak sudanez deklaroi se Forcat Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë kishin shënjestruar zonat e banuara të Al-Damazin duke përdorur disa dronë. Dhuna është përshkallëzuar ndjeshëm në shtetin e Nilit Blu, në kufi me Etiopinë, ku forcat paraushtarake kanë intensifikuar ofensivën. Sipas Kombeve të Bashkuara, luftimet kanë detyruar më shumë se 100 mijë persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

At least 14 civilians were killed and 15 wounded in Rapid Support Forces (RSF) drone strikes on Ed Damazin and Roseires in Sudan’s Blue Nile region, a local civil society group said, as more than 40 suicide drones targeted residential areas and military sites.
https://t.co/5vgQrJZ2ZU

#Sudan #BlueNile #EdDamazin #RSF #DroneAttacks

— Sudan Tribune (@SudanTribune_EN) November 25, 2026

Këtë javë, milicitë njoftuan marrjen nën kontroll të zonës së New Funj dhe pretenduan se kishin mbërritur në distriktin Al-Damazin, vetëm pak ditë pasi kishin marrë një qytet tjetër, rreth 15 kilometra larg. Ndërkohë, një tjetër sulm me dronë të martën goditi një termocentral në qytetin Rozeires, po në shtetin e Nilit Blu. Sipas organizatës Lawyers of Emergency, goditja rrezikon të shkaktojë ndërprerje të energjisë elektrike në zonë. Konflikti mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë, i nisur në prill të vitit 2023, ka shkaktuar një katastrofë të rëndë humanitare. Sipas punonjësve të ndihmës, numri i viktimave ka kaluar 200 mijë, ndërsa OKB-ja e konsideron situatën krizën më të rëndë humanitare në botë.

Përdorimi i dronëve nga të dyja palët është shtuar ndjeshëm. Sipas një raporti të OKB-së të publikuar në mesin e nëntorit, rreth 75% e civilëve të vrarë në konflikt gjatë këtij viti, më shumë se 1,630 persona, kanë humbur jetën nga sulmet me dronë. Ndërkohë, ushtria sudaneze ka akuzuar vazhdimisht Etiopinë se po mbështet forcat paraushtarake duke u lejuar të përdorin territorin e saj për lëshimin e dronëve. Akuzat janë mohuar nga autoritetet etiopiane.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.