Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Nuk ka paqe me diktaturën! Rama rrezik për ekzistencën kombëtare”, Berisha: Nuk vlejmë nëse s’jemi dhëmbë ... Atentati i dyfishtë në Fier, policia kërkon informacione nga Kosova dhe Suedia për makinën e vjedhur, dyshi... Pagat vjetore në Shqipëri, sa një e katërta e mesatares së BE-së, ndër më të ulëtat në Europë Erion Vishkulli dëshmon në Prokurori për plagosjen me plumb gome në sy SHBA planifikon shpërthimin e 5 tonë eksplozivë të kontaminuar, banorët frikësohen nga pluhuri toksik IGJEUM paralajmëron reshje intensive nesër, rrezik për përmbytje në shtatë qarqe Bloomberg: “NATO-ja e re” e Trump, dhuratë për Putinin dhe goditje për 80 vite siguri evropiane! Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon Erlis Dukën me 28 vite burg, lë në fuqi dënimet e të tjerëve Spiropali me tone të ashpra kundër Ramës: Ndrysho mënyrën e qeverisjes ose ik! Mesazh edhe për Ballukun? Mo... Berisha: Edhe njëherë i them Edi Ramës se i fundit do të flasë sovrani. Ky regjim i ka kohërat e shkurtra... “Lloj-lloj telenovelash”/ Spiropali për Belinda Ballukun: Kam qenë kundër mbrojtjes së saj me imunitet parl... “Pushteti në një dorë, arsyeje që “Flamingot” kanë dalë në shesh”/ Spiropali sulmon Ramën: Pushteti nuk mba...
BOTA

Trump nuk përjashton faljen presidenciale për drejtuesin e Nvidia-s

P
Piranjat25 November 2026, 13:43 · 3 min lexim
Trump nuk përjashton faljen presidenciale për drejtuesin e Nvidia-s

Presidenti amerikan Donald Trump nuk e ka përjashtuar mundësinë e dhënies së një faljeje presidenciale për drejtuesin ekzekutiv të “Nvidia”-s, Jensen Huang, në rast se ai shpallet fajtor për ndonjë vepër penale.

“Është gjithmonë një mundësi, besoj, por nuk mendoj se do të jetë e nevojshme”, deklaroi Trump në një intervistë për gazetën “New York Post”.

Huang dha dorëheqjen më 12 nëntor, pasi u publikuan raportime për të paktën dy marrëdhënie jashtëmartesore. Njëra prej tyre thuhet se përfshinte një drejtues të një kompanie kliente të “Nvidia”-s, i cili dyshohej nga autoritetet amerikane për lidhje me zbulimin kinez.

Marrëdhënia tjetër raportohet se përfshinte një drejtues të lartë të vetë “Nvidia”-s, i cili raportonte drejtpërdrejt te Huang.

Një tjetër çështje që ka ngritur shqetësime lidhet me dyshimet nëse drejtues të “Nvidia”-s kishin dijeni për dërgesa të çipave drejt Kinës, të cilat mund të kenë anashkaluar kufizimet amerikane të eksportit.

Megjithatë, “Nvidia” njoftoi të hënën rikthimin e Huang në postin e drejtorit ekzekutiv, vetëm 11 ditë pas largimit të tij.Presidenti  Trump deklaroi se kishte bindur bordin e kompanisë për ta rikthyer atë në detyrë.

Presidenti amerikan ka thënë më herët se Huang nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa deklaratat e prokurorit të përgjithshëm Todd Blanche kanë lënë të kuptohet se nuk ishte planifikuar një hetim penal ndaj tij.

Pavarësisht kësaj, ligjvënës si nga Partia Demokratike, ashtu edhe nga ajo Republikane, kanë kërkuar një shqyrtim më të thelluar të çështjes së Huang dhe Nvidia-s.

Drejtuesi i kompanisë pritet të dëshmojë javën e ardhshme përpara Komitetit të Senatit për Çështjet Bankare. Presidenti Trump e këshilloi atë që gjatë seancës të “thotë të vërtetën”.

Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se kishte shqyrtuar mundësinë që qeveria amerikane të marrë një pjesëmarrje aksionare në Nvidia.

“Ndoshta nuk është ende tepër vonë”, tha Trump për gazetën.

Administrata Trump ka siguruar më parë një pjesëmarrje prej afro 10 për qind në kompaninë rivale Intel, në këmbim të miliarda dollarëve financim qeveritar, që fillimisht ishte parashikuar për ndërtimin e fabrikave të reja të prodhimit të çipave në SHBA.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.