Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO
BOTA

Makabre/ Vëllai verbon motrën: Je një djall, do të të kthej në engjëll! 

P
Piranjat18 November 2026, 18:32 · 7 min lexim
Makabre/ Vëllai verbon motrën: Je një djall, do të të

Një ngjarje makabre ka tronditur zonën e Halandrit në Greqi, ku një 54-vjeçar ka verbuar përgjithmonë motrën e tij 49-vjeçare, duke i shtypur sytë me gishta. Gjatë sulmit barbar, ai i përsëriste se ishte “djalli” dhe se do ta kthente në “engjëll”.

Viktima ka humbur përgjithmonë shikimin, ndërsa ka rrëfyer për mediat greke tmerrin që përjetoi gjatë sulmit të ndodhur në janar të këtij viti.

Sipas dëshmisë së saj, gjendja psikologjike e të vëllait ishte përkeqësuar prej kohësh. Ai shfaqte sjellje të pazakonta dhe kishte krijuar një obsesion me bindjet fetare. Një ditë, madje, kishte thyer derën e lavatriçes për të nxjerrë një xhaketë.

Ditën e ngjarjes, 49-vjeçarja ishte ngritur për t'u kujdesur për nënën e tyre dhe po bëhej gati të shkonte në punë. Por i vëllai dyshoi se ajo nuk ishte sjellë mirë me nënën dhe e sulmoi brutalisht.

Ai e neutralizoi, i theu telefonat pasi pretendonte se ishte kundër teknologjisë dhe më pas i futi gishtat në sy, duke ushtruar presion të fortë.

“E konsideroi veten se unë isha djalli dhe duhej të më kthente në engjëll. Futi gishtat në sytë e mi dhe i shtypte me shumë forcë. M'i shkatërroi plotësisht”, tregoi gruaja për televizionin ANT1.

Ajo rrëfeu se i kishte kërkuar të vëllait ta linte të shkonte në spital, duke i thënë se nuk dëshironte t'i bënte keq. Pas mbërritjes së policisë, 54-vjeçari u arrestua, ndërsa 49-vjeçarja u transportua me ambulancë drejt spitalit.

“Gjithçka ishte mbuluar me gjak. Unë tashmë nuk shihja dhe nuk do të shoh më kurrë”, deklaroi ajo.

54-vjeçari ndodhet në paraburgim dhe akuzohet për plagosje të rëndë të qëllimshme. Megjithatë, familja e viktimës kërkon që vepra penale të rikualifikohet si tentativë vrasjeje.

Avokati i 49-vjeçares ka paralajmëruar gjithashtu një padi ndaj shtetit grek, pasi pretendon se vetëm një ditë përpara sulmit, 54-vjeçari ishte dërguar në një spital psikiatrik, por ishte larguar prej andej pasi i ishte kërkuar të largohej.

“E vërteta është se sapo më mori në dorë mjeku, më tha: ‘Mos prit që të shohësh më’. Ishte shumë e vështirë për mua. U thashë se nuk mund të ma thoshin një gjë të tillë. Madje, kishin thirrur edhe një psikolog”, tregoi ajo.

Që nga ajo ditë, 49-vjeçarja nuk e ka takuar më të vëllain.

“Është vendosur masa e paraburgimit deri në zhvillimin e gjyqit”, tha ajo, duke shtuar: “Është shumë e vështirë kur e di se këtë gjë ma ka bërë vëllai im. Më vjen vërtet keq për të, sepse as atij nuk duhej t'i ndodhte diçka e tillë. Ajo që bëri ishte një krim. Nuk e prisja kurrë që të arrinte deri aty”.

“Shkoi në një spital psikiatrik shtetëror, bërtiste se donte t'i nxirrte shpirtin nga sytë”

Avokati i 49-vjeçares, Janis Barkajanis, deklaroi se është konfirmuar që 54-vjeçari nuk merrte trajtimin e tij me medikamente dhe se kjo kishte çuar në ngjarjen e rëndë. Njëkohësisht, ai paralajmëroi një padi ndaj shtetit grek, pasi autori ishte dërguar në një spital psikiatrik shtetëror.

“Elementi më i rëndësishëm në këtë çështje është gabimi i psikiatërve të shtetit grek. Një ditë përpara ngjarjes, ai u dërgua në spitalin psikiatrik, pas këmbënguljes dhe lutjeve të viktimës. Ai shkoi te psikologia e tij, e cila konstatoi se bëhej fjalë për një rast psikiatrik dhe e dërgoi në spital.

Por në spital i thanë: ‘Je mirë, do të të përshkruajmë një recetë dhe mund të largohesh’. Ai u kthye në shtëpi dhe i nxori sytë motrës së tij. Ne do të ndërmarrim veprime ligjore kundër shtetit grek”, deklaroi avokati Barkajanis.

Ai e cilësoi çështjen si një “rast të veçantë”, i cili kërkon trajtim të kujdesshëm dhe gjakftohtësi.

“Klientja ime nuk do të shohë më kurrë. Ajo ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale në Greqi dhe jashtë vendit, por mjekët i kanë konfirmuar se nuk do të rifitojë shikimin. Ajo që është edhe më e rëndë është se rrezikohet edhe jeta e saj, pasi janë prekur disa organe të brendshme në zonën e kokës. Ekziston mundësia që në të ardhmen të shfaqen komplikacione të rrezikshme, ndaj situata kërkon kujdes të madh”, u shpreh ai.

Sa i përket autorit, avokati pretendon se qëllimi i tij në momentin e sulmit ishte t'i merrte jetën motrës.

“Qëllimi i tij në atë moment ishte t'i merrte jetën. Madje, siç kanë dëshmuar edhe banorë të lagjes dhe persona të tjerë, ai bërtiste se donte t'i nxirrte shpirtin nga sytë”, deklaroi avokati.

Sipas tij, synimi i palës së viktimës është që akuza të ndryshohet nga plagosje e rëndë e qëllimshme në tentativë vrasjeje.

Ndërkohë, autori ndodhet në burg. Avokati bëri të ditur se, gjatë procedurës hetimore, ishte caktuar një psikiatër ekspert nga shteti, i cili kishte vlerësuar se 54-vjeçari kishte aftësi të kufizuar për të kuptuar dhe kontrolluar veprimet e tij në momentin e ngjarjes.

Megjithatë, sipas avokatit, për arsye që nuk janë bërë të ditura, ai nuk është vendosur në një repart psikiatrik, por mbahet në një burg të zakonshëm. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.