Temu ndryshon praktikat tregtare në Europë, BE kundër uljeve të rreme dhe ofertave mashtruese

Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për mbrojtjen e konsumatorit.
Lajmi u bë i ditur sot nga Komisioni Europian, pas shqyrtimit të mënyrës se si platforma ndërvepron me klientët, raporton Reuters.
Sipas Komisionit, angazhimet e Temu-t lidhen me disa praktika që mund të mashtrojnë konsumatorët ose të ndikojnë në mënyrë të padrejtë në vendimet e tyre për blerje. Mes tyre janë zbritjet e rreme, komentet e manipuluara, mesazhet që krijojnë ndjesinë e urgjencës për të blerë dhe mungesa e informacionit të qartë.
Një nga ndryshimet e njoftuara lidhet me lojërat promocionale, si rrotullimi i rrotës për të fituar oferta dhe për të hyrë në platformë. Temu është angazhuar t’i japë fund këtyre mekanizmave të detyruar, si dhe mesazheve që ushtrojnë presion te përdoruesit për të përfunduar blerjet.
Kompania ka premtuar gjithashtu informacion më të qartë dhe më të aksesueshëm për shërbimin ndaj klientit, çmimet, pretendimet mjedisore dhe procesin e pagesës. Ajo është angazhuar edhe për ta bërë më të lehtë procesin e rimbursimit të parave.
Një zëdhënës i Temu-t deklaroi se kompania është e kënaqur me arritjen e marrëveshjes dhe se do të vijojë të punojë për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e përvojës së blerjeve për konsumatorët në Europë.
Lexo edhe
BOTA
Serbia në zgjedhje presidenciale më 27 dhjetor

Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike

Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të riktheheni në detyrë…

Qendrat e të dhënave: BE propozon marrëveshje vullnetare për energjinë

Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar





