Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Avioni i mallrave del nga pista në Miami, ja video dramatike Britania përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, thërret 100 mijë ish-ushtarakë: Do të rikthehen... Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit Ndërron jetë ish-deputeti i PS-së Akuza për korrupsion zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6% “Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korr... Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendo... Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i... “Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vr... Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar...
BOTA

Serbia në zgjedhje presidenciale më 27 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, shpalli sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, më 27

P
Piranjat26 November 2026, 12:42 · 1 min lexim
Serbia në zgjedhje presidenciale më 27 dhjetor

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, shpalli sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen të dielën, më 27 dhjetor.

Zgjedhjet presidenciale u shpallën një ditë para afatit ligjor dhe pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura më 25 tetor, ku Lista Studentore mposhti partinë e Aleksandër Vuçiçit.

Sipas nenit 10 të Ligjit për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Serbisë, nëse mandati i presidentit përfundon para kohës për të cilën është zgjedhur, zgjedhjet shpallen në mënyrë që votimi të mbahet jo më vonë se tre muaj nga data e përfundimit të mandatit.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiç dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Serbisë më 27 shtator, në mënyrë që të kandidonte për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Koalicioni i mbledhur rreth Partisë Progresive Serbe i humbi zgjedhjet dhe ish-presidenti i Serbisë tani është deputet dhe kryetar i grupit parlamentar “Serbia Fiton”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.