Tensione në Kuvendin e Mitrovicës/ Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS), Gazmend Asllani, dhe asamblistit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Berisha.
Përplasja verbale nisi gjatë diskutimit, kur drejtori Asllani iu drejtua shefit të grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, me fjalët “ju nuk keni fytyrë”.
Pas kësaj, asamblisti Artan Berisha reagoi duke e pyetur “kush nuk ka fytyrë”, ndërsa Asllani iu drejtua atij me fjalët “hajde jashtë”. Më pas, asamblisti i PDK-së doli nga salla, ndërsa në korridorin e Kuvendit Komunal pati përplasje fizike mes asamblistit Artan Berisha dhe shoferit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, Mon Neziri.
Si pasojë e tensioneve, seanca e Kuvendit Komunal, e cila ishte thirrur të mbahej në mbledhje të rregullt, është ndërprerë për të vazhduar pas një ore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Elman Abule paraqitet në GJKKO/ Shtyhet shpallja e vendimit për fraksionin e dosjes “Veliaj”

Njëri nga të ndaluarit e pranon abuzimin me 13 vjeçaren, por thotë se nuk dinte që ishte e mitur

EMRAT/ U ngjitën nga tubi dhe hynë në garderobë, çfarë vodhën dy shqiptarët në rezidencën e William dhe Kate

Transporti publik nesër në protestë, ja kur autobusët do të nisin qarkullimin

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni masa...

Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, plagosen tre persona, mes tyre një i mitur





