Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier që u arrestua për korrupsion

P
Piranjat14 November 2026, 23:20 · 9 min lexim
Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Arben Voja mbante së fundmi postin e drejtorit të Spitalit Rajonal të Fierit, një institucion me varësi direkte nga Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që lidhjet e forta në atë qark e katapultuan në atë detyrë. Më herët, Voja drejtoi për disa vite Drejtorinë Rajonale të Kadastrës në Fier, i emëruar në atë pozicion sërish për merita politike, teksa aksioni i fundit i organeve ligjzbatuese i gjeti një dosje të madhe korrupsioni.

Ndërkohë, gjatë shoqërimit dhe kontrollit të banesës, Vojës iu gjetën 7 zarfe me para’, si një dëshmi e qartë se “është totalisht i korruptuar”, jo vetëm në Kadastër dhe në Spital, por edhe në institucionet e tjera që ka drejtuar, si kryetar i Komunës Topojë apo si drejtor në Agjencinë Rajonale të Mjedisit. Prokuroria i ka renditur të gjitha faktet, ku ai me një të rënë të lapsit tjetërsoi 44 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Povelçë.

Në njoftim, akuza e Fierit thotë se tjetërsimi i pronave në Povelçë është bërë me firmën e Vojës, ku në atë sipërfaqe do të ndërtohej edhe një park fotovoltaik.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në foto: Njoftimi i Prokurorisë së Fierit për akuzat që rëndojnë ndaj Arben Vojës për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Fierit, Arben Voja aktualisht mban mbi shpinë akuzën e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, teksa akuzat mund t’i shtohen për shkak të 7 zarfeve me para që iu gjetën në banesë, apo edhe gjurrulldive në institucionet e tjera që ka drejtuar.

“Gjatë kontrollit ushtruar në banesën e personit nën hetim Arben Voja, në Fier, brenda një sirtari të mbyllur me çelës, janë gjetur 7 zarfe me para, në të cilat janë shënuar emra dhe mbishkrime të ndryshme. Në total u sekuestruar 31.720 euro, 608.000 lekë, 5.000 kurora norvegjeze dhe 1.400 dollarë kanadezë. U gjetën dhe sekuestruan gjithashtu 46 fishekë armë zjarri të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë arme gjahu”, thotë prokuroria.

Tjetërsimi i 44 mijë m² tokë shtetërore, gjykata lë në burg drejtorin e Spitalit të Fierit

Akuzat e sipërpërmendura duket se janë vetëm maja e ajsbergut e Arben Vojës në Fier, teksa në këto radhë, Vox News, ka bërë një profil të fierakut, i cili në të gjitha drejtoritë që ka qenë, ka bërë korrupsion, intrigë dhe zhantazhe, teksa çuditërisht institucionet që duhet ta kontrollonin dhe hetonin, e kanë “amnistuar”.

“Duke e nisur së fundmi, gjatë kohës që ka qenë drejtor i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja u bënte kurthe mjekëve. Sajonte histori me pacientë, gjoja se paguanin mjekët nën dorë. Skema ishte e thjeshtë për të vjedhur e bërë korrupsion nga ana tjetër. Për t’u mbyllur gojën mjekëve dhe personelit që mos ta denonconin. Histori të ulta që i ka bërë në të gjitha institucionet që ka qenë”, tha një punonjës i Spitalit të Fierit, në kushte anonimati.

Sipas tij, një histori intrige ka ndodhur vitin e kaluar, ku Voja ishte “regjisori” i të gjithë skemës, duke u marrë me denoncues, me polici e prokurori. Ndërkohë, punonjësit pohojnë se nga ana tjetër, mjafton një kontroll dhe do të zbulohen shumë zullume të Arben Vojës në drejtimin e Spitalit të Fierit, tenderat e paracaktuar, emërimet apo shkarkimet.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në fotot: Qytetarë të Fierit duke protestuar në muajin janar të vitit 2025 para Drejtorisë Rajonale të Kadastrës, e cila drejtohej nga Arben Voja

Në fund të njoftimit të njoftimit të Prokurorisë së Fierit, për rastin e arrestimit të Arben Vojës për tokat në Povelçë, shkruhet se “kemi dyshime se, me të njëjtën mënyrë veprimi, janë tjetërsuar edhe pasuri të tjera në pronësi të shtetit”. Madje, po verifikohen faktet apo identifikohen të gjithë personat e përfshirë. Duket se, institucionet ligjzbatuese kanë informacione dhe prova kundër Arben Vojës dhe “bandës” së tij, sidomos në Kadastrën e Fierit. Ai është kallëzuar disa herë penalisht, për abuzime të shumta me detyrën.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në fotot: Qytetarë të Fierit duke protestuar në muajin janar të vitit 2025 para Drejtorisë Rajonale të Kadastrës, e cila drejtohej nga Arben Voja

Në muajin janar të vitit të kaluar, dhjetëra qytetarë dolën në protestë para Kadastrës në Fier, për të protestuar për procedurat zvarritëse shumëvjeçare, për tu pajisur me certifikatë pronësie. Ata pohojnë njëzëri se është e papranueshme që të mos marrin përgjigje, ndërkohë që thanë se “pa mik e zarfe” nuk mbaron punë në atë institucion, që nga anketat e bëra del më i korruptuari.

“Kanë bërë 7 herë matje. Nuk vijë. Përse?”, pohonte një banor, ndërkohë një tjetër pohon se për 30 vite është endur në ato dyer.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në foto: Denoncimi i emisionit investigativ Fiks Fare për Arben Vojën; Ryshfet 400 deri në 700 mijë lekë për lejet mjedisore në Fier

Korrupsioni e ka ndjekur ngado Arben Vojën, i cili vepronte në mënyrë tepër të hapur kudo që ka drejtuar, siç është edhe rasti më poshtë që po rikthejmë në kujtesë Në dhjetor të vitit 2020, emisioni investigativ Fiks Fare në Top Channel, denoncoi një skandal që ndodhte në zyrat e Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier, të drejtuar në atë kohë pikërisht nga Voja.

“Brenda një kohe të shkurtër, gazetarët e Fiksit zbuluan skandalin, pasi për të marrë një leje në këtë drejtori duhet të paguaje nga 400 deri në 700 mijë lekë të vjetra. Sipas denoncueses, në qendër të kësaj skeme është Arben Voja, drejtor i kësaj drejtorie, i cili me disa punonjës kanë bërë procedura të dyshimta të dhënies së lejeve mjedisore në qarkun Fier”, thuhet në këtë investigim, ku denoncimi u bë nga një ish punonjëse.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në foto: Denoncimi i emisionit investigativ Fiks Fare për Arben Vojën; Ryshfet 400 deri në 700 mijë lekë për lejet mjedisore në Fier

Më pas, gazetarët e Fiksit shkuan në disa biznese dhe i pyeti me kamera të fshehtë nëse kishin paguar ryshfet. Të tria subjekteve iu ishte refuzuar fillimisht leja e mjedisit, teksa ata rrëfyen se kanë paguar deri në 700 mijë lekë për të marrë lejen mjedisore. Një dosje e mirëfilltë penale, por që Voja me lidhjet e tij në Fier në atë kohë, e mbylli.

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në foto: Arben Voja duke dhunuar një punonjëse brenda zyrave të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier

Punonjësja Aida K., i tha Fiksit në vitin 2020 se është dhunuar brenda ambienteve të DRM Fier, ku Arben Voja e ka dhunuar, duke tentuar ta nxjerrë me forcë nga ambientet e kësaj drejtorie. Për ngjarjen kishte edhe një filmim, ku drejtori e kërcënon disa herë. Këtë ngjarje, e kishte denoncuar në ministri dhe në AKM, por askush nuk reagoi!

Njeriu i intrigës/ Profili i Arben Vojës, drejtori i Spitalit Fier

Në foto: Arben Voja duke dhunuar një punonjëse brenda zyrave të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Fier

Mosreagimi lidhej për shkak se Voja ishte një militant dhe patronazhist i thekur i Partisë Socialiste. Megjithëse ka mbajtur detyra të rëndësishme shtetërorë, ku nuk lejohej të bënte fushatë apo të mbante poste në PS, Voja ka qenë kryetari i PS-së në Njësinë Administrative Topojë në Fier. Vite më parë, Voja ka qenë edhe kryetar i Komunës së Topojës, në territorin e së cilës u bë edhe mbivendosja dhe tjetërsimi i 44 mijë metrave katrorë, për të cilën është sot në qeli./voxnews 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.