Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare
AKTUALITET

U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit Arben Voja, e njëjta masë edhe për dy të tjerë

P
Piranjat14 November 2026, 21:44 · 2 min lexim
U arrestua për tjetërsim toke shtetërore, lihet në burg

Gjykata ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për tre persona të dyshuar për tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Povelçës.

Në masën arrest me burg është lënë drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i dyshuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas hetimeve, toka dyshohet se është kaluar nga pronë shtetërore në pronë private dhe më pas u është shitur investitorëve të një projekti fotovoltaik.

Sipas vendimit të gjykatës, vijon masa e sigurisë “Arrest në burg” për personat nën hetim, ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas, Dilaver Shyti dhe noterja Anila Haxhiu.

Ndërkohë, për ish-punonjësen e Kadastrës Fjorelo Bida është vendosur zëvendësimi i arrestit në burg me masat e sigurisë “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit”, “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Për Arbina Jaupajn është vendosur vijimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.

Nuk është hera e parë që Arben Voja përballet me akuza të lidhura me ushtrimin e funksioneve publike. Në vitin 2025, ai u kallëzua në SPAK për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, pas konstatimit të 36 rasteve të dyshuara të mosllogaritjes së tatimit 15 për qind, me një dëm ekonomik të pretenduar prej 9.5 milionë lekësh.

Gjithashtu, në vitin 2023, një tjetër dosje ndaj tij, për shkelje të dyshuara gjatë drejtimit të Agjencisë Rajonale të Mjedisit, u dërgua për gjykim.

Hetimet për çështjen e tjetërsimit të tokës në Povelçë vijojnë, ndërsa personat nën hetim prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.