Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve
BOTA

Tragjedi në Bullgari/ Përplasen rreth 50 automjete në mjegull të dendur, të paktën 10 të vdekur, 27 të plagosur

Një aksident masiv me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e së martës në një autostradë në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir për shkak të mjegullës së dendur. Bilanci paraprak është tragjik: të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas […]

P
Piranjat10 November 2026, 11:44 · 2 min lexim
Tragjedi në Bullgari/ Përplasen rreth 50 automjete në mjegull

Një aksident masiv me pasoja tragjike është regjistruar mëngjesin e së martës në një autostradë në juglindje të Bullgarisë, ku rreth 50 automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir për shkak të mjegullës së dendur.

Bilanci paraprak është tragjik: të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, e cila citon guvernatorin e Jambolit, Georgi Chalakov, përplasjet ndodhën në të dyja drejtimet e lëvizjes, duke shkaktuar një kaos të madh në rrugë.

Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie, zjarrfikësish dhe ekipe mjekësore, të cilat nisën menjëherë operacionet për nxjerrjen e personave të bllokuar dhe transportimin e të plagosurve në spitale.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë përmasat e katastrofës, me makina dhe kamionë të shkatërruar, automjete të përmbysura dhe të tjera të dala jashtë rruge. Sipas autoriteteve, disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda automjeteve të dëmtuara, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.

 

? No, this isn’t footage from a post-apocalyptic movie — it’s a massive highway pileup in Bulgaria

More than 50 vehicles collided on a highway near the city of Yambol due to thick fog. According to preliminary reports, at least 10 people were killed and dozens injured.

The highway was littered with debris, and several vehicles caught fire.

One driver said he miraculously escaped his vehicle. Another smashed the window of a burning car and pulled a person to safety.

“Everything happened very quickly. So many people died here. A man died right behind me. There were four trucks behind me. Thank God I’m still alive,” one witness recalled.

— NEXTA (@nexta_tv) November 10, 2026

Për momentin, përparësi u është dhënë shpëtimit të të mbijetuarve dhe nxjerrjes së viktimave. Pas përfundimit të operacionit, pritet të nisë hetimi për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit. Mjegulla e dendur dyshohet se ka qenë një faktor vendimtar në këtë përplasje masive.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.