Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
BOTA

Gjendet e vra*ë në banesë prezantuesja e njohur, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Rawalpindi. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Ahsan Tahir, i dyshuar si autor i vrasjes. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi të dielën pasdite, ndërsa nëna dhe […]

P
Piranjat10 November 2026, 11:38 · 2 min lexim
Gjendet e vra*ë në banesë prezantuesja e njohur, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Rawalpindi. Për ngjarjen është arrestuar bashkëshorti i saj, Ahsan Tahir, i dyshuar si autor i vrasjes. Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi të dielën pasdite, ndërsa nëna dhe motra e viktimës ndodheshin jashtë banesës. Kjo e fundit dëgjoi të shtënat dhe, kur hyri në dhomën e gjumit, e gjeti të motrën të mbuluar me gjak dhe bashkëshortin e saj me armë në dorë.

Sipas raportimeve, prezantuesja kishte marrë plagë në pjesën e poshtme të qafës dhe në anën e djathtë të shpinës. Gjatë marrjes në pyetje, Tahir dyshohet se ka pranuar se kishte qëlluar me armë, por ka pretenduar se nuk e dinte që ajo ishte e mbushur dhe se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht. Megjithatë, policia po heton rrethanat e ngjarjes. Raportohet gjithashtu se ai nuk kishte leje të vlefshme për armëmbajtje.

Vetëm disa orë para vdekjes, Rabia Ahsan kishte publikuar një video në kanalin e saj në YouTube, ku komentonte zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA. Në fund të videos, ajo kishte bërë të ditur se llogaria e saj në WhatsApp ishte hakuar. Çifti jetonte së bashku dhe kishte dy fëmijë. Sipas informacioneve paraprake, nuk ishin raportuar konflikte të mëparshme familjare mes tyre. Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Police have taken television anchor Rabia Ahsan’s husband, Ahsan Tahir, into custody after she was found shot dead at her home in Gulshanabad on Sunday, November 8.

A murder case was registered at Sadar Beruni police station on the complaint of her brother, Khurram Ahmed, who accused her husband of shooting her. Police recovered a pistol and ammunition, while forensic experts collected evidence from the scene.

According to police, her husband claimed during initial questioning that the weapon discharged accidentally. Investigators are examining his account and the circumstances surrounding the shooting.

— Murtaza Ali Shah (@MurtazaViews) November 9, 2026

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.